Moti

Temperatura të larta në bregdet, por dhe në alpe

Fundi i muajit qershor do të përmbyllet me temperatura të larta. I gjithë vendi është përfshirë nga vala e parë e të nxehtit nga Saharaja, e cila do avancojë më tej në fillimin e javës, por edhe në ditët e para te muajit korrik. Ditën e sotme dhe fillimin e javës moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit, por veriu i vendit, Alpet, pjesërisht zona verilindore do të jetë me vranësira dhe stuhi lokale. Temperaturat në Alpe 10/25 gradë celsius, zonat malore 16/32 gradë në Kukës, zona qendrore 20/35 gradë, në bregdet 19/33 gradë celsius. Ndërsa nga dita e mërkurë deri të shtunën e ardhshme temperaturat do të jenë shumë të larta, pasi i nxehti do të përfshijë të gjithë vendin. Temperaturat do të jenë me rritje. Alpet 16/32 gradë celsius, zona  verilindore 19/35 gradë celsius, zona qendrore 23/38 gradë celsius, bregdeti 21/35 gradë celsius!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë