Komunitet

Temperatura rekord, në Europë mbi 48 C

Europa është në mesin e një vale të nxehti si kurrë më parë dhe specialistët thonë se në ditët e ardhshme mund të thyen rekordet e të gjitha kohërave për temperaturat.

Rekordi aktual europian është 48 gradë celsius, i vendosur në korrikun e vitit 1977 në Athinë. Në jugun e Spanjës dhe Portugalisë të shtunën janë parashikuar që temperaturat t’i tejkalojnë 47 gradët.

Në foto që kanë qarkulluar në ditët e fundit në media, duken njerëz që kanë tej mbushur plazhet dhe brigjet e liqeneve, dhe rrjedha të lumenjve të thara ose të cunguara në maksimum. Ujëvarat, shatërvanët dhe vendet ku ka ujë janë bërë vendet e shpëtimit për shumë njerëz në Spanjë.

Plazhi i tej mbushur me pushues në Sevilja të Spanjës, ku temperaturat këtë javë kanë shkuar më shumë se 44 gradë celsius.
Qytetarët e Parisit duke u freskuar në shatërvanin përballë Kullës Eifel
Një shatërvan në Montpelie, qytet në jug të Francës
Të rinj duke u freskuar në një shatërvan publik në Marsejë, Francë.
Disa të rinj duke u zhytur në ishullin Majorka në detin Mesdhe
Një seksion i tharë i lumit Danub në jug të Francës
Një polic në Romë duke shpërndarë qese me ujë për qytetarët
Freskues publik në Varshavë të Polonisë

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë