Media Galeri

Temperatura ekstreme në Japoni, më të nxehtat në 150 vitet e fundit

Japonia po përballet me valën më të madhe të të nxehtit në gati 150 vitet e fundit.

Qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturë prej 40.2 gradësh Celsius – njëherësh temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Japoni në muajin qershor.

I nxehti përvëlues ka rritur paralajmërimet për mungesa të energjisë elektrike dhe janë shtuar thirrjet që njerëzit të ruajnë atë ku është e mundur. Në spitale po rritet numri i njerëzve të shtruar në spitale si pasojë e temperaturave të larta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë