Gjatë orëve të paradites vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu në juglindje të territorit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 17°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.