Futboll

Telashe për Bekam në SHBA, stadiumi i skuadrës së tij rrezikohet nga arseniku

Klubi i Dejvid Bekam, Inter Miami është duke hasur vështirësi të mëdha për stadiumin ku do t’i luaj ndeshjet pritëse. Klubi nuk e ka akoma në pronësi stadiumin e ri dhe vështirë se do ta ketë, ose më saktë nuk do ta ketë kur e kishte planifikuar pronari David Bekam. Qiraja me afat 99 vjet është ende nën negociata, por për objektin prej 25,000 vendesh është shfaqur një problem shumë më i madh i cili do të detyrojë ish-mesfushorin e të rishikojë planet e tij.

Siç është zbuluar nga gazeta “Miami Herald”, nga një analizë mjedisore e zhvilluar nga agjencia EE&G dhe e konfirmuar nga Departamenti i Menaxhimit të Burimeve Mjedisore ka zbuluar se toka e zgjedhur për ndërtimin e stadiumit dhe zonës tregtare paraqet ndotje nga substanca arseniku dhe plumbi me vlera të cilat tejkalojnë më shumë se dyfishin e atyre të lejuara me ligj.

Kjo është një rastësi shumë e keqe për Bekam edhe nga këndvështrimi ekonomik pasi testet e reja do të paguhen nga i njëjti klub dhe do të rrisë shpenzimet për stadiumin nga 35 milionë dollarë që ishin planifikuar, tani pritet të shkojnë në mbi 50 milionë. Dhe në debutimin e MLS të planifikuar për vitin 2020, stadiumi nuk do të jetë ende gati dhe ekipi i britanikut do të detyrohet të luajë jashtë në impiantin “Fort Lauderdale” edhe në sfidat në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë