Ushqim

Të vërtetat që nuk i dimë për dietën që ka “pushtuar” shqiptarët

Dietat Keto janë bërë gjithnjë e më të popullarizuara gjatë viteve të fundit. Dieta ketogjenike ose “keto” fillimisht njihej si një mënyrë për të ndihmuar në trajtimin e epilepsisë tek fëmijët, por me kalimin e viteve është përdorur si një dietë për humbjen e peshës që ka tërhequr vëmendjen e shumë të famshmëve si; Halle Berry, Kourtney Kardashian dhe Gëyneth Paltroë. Shumë e kanë përdorur pa e menduar a është i dëmshëm për sistemin imunitar apo jo. Pas një studimi të bërë ekspertët kanë arritur në përfundimin se nuk mund të jetë për të gjithë.

Anila Kalleshi

 Gazeta ‘’Si’’ ka kontaktuar me nutricionisten Anila Kalleshi e cila na ka treguar se ajo mbështet më shumë dietat që janë të mirë ekuilibruara që bazohen në principet kryesore që janë mikro nutrientët dhe makro nutrientët, kryesisht në makrnutrientë që janë proteina dhe karbohidrate dhe natyrisht dieta ketonike është e njëanshme pra është vetëm një dietë proteinike ku faktikisht problemin kryesor në këtë dietë e marrin veshkat të cilat marrin goditjen e parë dhe shumë të madhe.

‘’Në dietën ketonike, ketonet luajnë rolin e radikaleve të lira që do të thotë se mundësia për t’u plakur një organizëm është shumë e madhe sepse siç dihet, radikalet e lira luftojnë qeliza e për pasojë sjellin mjaft probleme në organizëm,” i thotë ajo Gazetës.

Dieta ‘‘KETO’’ përfshin ngrënien e më pak se 20 gram karbohidrate në ditë, që është më pak se një e dhjeta e konsumit të rekomanduar ditor për gratë. Ndryshe nga dietat e tjera me pak karbohidrate që i kushtojnë vëmendje proteinave, dieta ‘’KETO’’ përqendrohet në rritjen e yndyrës në trup. Duke qenë se karbohidratet zakonisht janë burimi kryesor i energjisë së trupit tuaj, një dietë që nuk përfshin mjaftueshëm do të bëjë që trupi të kërkojë energji diku tjetër si në mëlçi a në muskuj.

“Kjo është një dietë e ngarkuar me proteina që shkaktojnë probleme në metabolizëm nga djegia e proteinave që në përfundim të prodhohen këto ketone. Do të thoja se natyrisht studimet e shumta që tregojnë se konsumimi i proteinave kryesisht nga mishi i kuq është një nga shkaktarët e tumoreve dhe të sëmundjeve kardiake, të diabetit, kolesterolit dhe një sërë patologjish kronike të sëmundjeve kronike. Pra konsumimi i tepërt i proteinave që prodhon pikërisht kjo dietë shkakton probleme në organizëm. Në dietën ketonike duhet të konsumohet shumë ujë për tu bërë pastrimi i veshkave ku sic e thashë më para janë të mbingarkuara pasi përdoret kjo dietë’’, shprehet Kalleshi.

Ajo shton se perimet me karbon si patatet, kungujt, karrotat, makaronat, fasulet, bizelet, thjerrëzat apo dhe frutat nuk janë pjesë e dietës e cila i jep përparësi ushqimeve me pak karbohidrate si brokoli , spinaqi, kërpudhat, gjalpi, avokado, veza, dhjathi në mënyrë që të merret sa më shumë yndyrë. Karbohidratet janë kryesore për trurin dhe trupin tonë dhe një dietë ‘’keto’’ mund të çojnë në një konsum shumë të ulët të energjisë që shkakton djegien e muskujve për energji dhe uljen e performancës së trupit dhe trurit.

Dieta Keto përfshin një konsum të kufizuar të arrave dhe frutave që zëvendësohen më një konsum më të madh të yndyrës së ngopur, një kombinim që çon në rrezik më të madh të kapsllëkut, kancerit të zorrëve dhe sëmundjeve të zemrës me kalimin e kohës.

Ekziston edhe një gjendje që njihet si "keto grip", e shkaktuar nga konsumimi i madh i yndyrave. Fenomeni mund të shkaktojë simptoma të tilla si lodhje, dhimbje koke, diarre, ngërçe dhe dobësi. Por, ndryshe nga dietat e tjera me pak karbohidrate që i kushtojnë vëmendje proteinave, dieta ‘’KETO’’ përqendrohet në rritjen e yndyrës në trup. Duke qenë se karbohidratet zakonisht janë burimi kryesor i energjisë së trupit tuaj, një dietë që nuk përfshin mjaftueshëm do të bëjë që trupi të kërkojë energji diku tjetër si në mëlçi a në muskujt.

Të gjithë ekspertët që kanë bërë studime të ndryshme, si ata shqipëtarë dhe të huaj thonë se dietën ketonike nuk mund ta përdorë çdo njeri dhe duhet së pari të bisedohet me një profesionist për tu siguruar që është e përshtatshme për ju dhe se nuk do të ndërhyjë në ndonjë gjendje mjekësore ose shqetësime shëndetësore.

Copyright © Gazeta "Si"
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë