Politike

Të shtënat me armë pas takimit për Primaret në Kurbin, ‘Rithemelimi’ përjashton nga gara 2 kandidatët Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) te Rithemelimi në Partinë Demokratike ka përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit dy kandidatë të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza. Vendimi erdhi pas incidentit mbrëmjen e 28 nëntorit në Degën e Partisë Demokratike në Kurbin ku u qëllua me armë zjarri. Sipas KOKOE, vendimi është marrë pas shqyrtimit të fakteve, fotove dhe dëshmive.

Rithemelimi deklaron se aktet e dhunës të papranueshme dhe me veprimet e tyre kandidatet dhe anëtaret e kryesisë së kësaj force politike kanë cenuar rëndë ecurinë e procesit zgjedhor të primareve.

Gjithashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i kërkon kryesisë së PD-së Kurbin marrjen e masave disiplinore me shkarkim nga çdo funksion në këtë parti të shtetasit Van Rica. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kandidateëe të primareve me kryesinë, ku 53-vjeçari Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve. Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Autori i kësaj ngjarje u arrestua nga policia disa orë më vonë, por pas tre ditësh gjykata vendosi që të hetohet në gjendje të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë