Ka ndodhur

Tiranë, vjehrri vret ish-dhëndrin, ishte me urdhër mbrojtje nga vajza e tij. Plagoset edhe ish-prokurori Adriatik Cama

Një ish-polic burgjesh, Mexhit Picari 53 vjeç nga Vora e Tiranës ka vrarë me 8 plumba dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, 41 vjeç nga Berati, por banues në Tiranë.

Picari është arrestuar në Yzberisht nga policia thuajse dy orë pas ngjarjes që ndodhi në një kafene pranë Gjykatës së Tiranës (në zonën afër ish-Ekspozitës), ku shpesh qëndrojnë avokatë, palë të përfshira në gjyqe të ndryshme, gjyqtarë, prokurorë dhe përmbarues të ndryshëm.

Një 17 vjeçare e ka denoncuar nusen e xhaxhait në komisariatin numër katër pasi ka zbuluar se gruaja  fliste me shumë mburrje duke njoftuar meshkujtë  në instagram për himenin e mbesës. "Kam një mbesë të virgjër" shkruan gruaja duke reklamuar vajzën e vëllait të bashkëshortit.

LEXO EDHE:
Krimi: Gruaja e xhaxhait shiste virgjërinë e mbesës online…

Ndërkohë që plumbat kanë plagosur edhe ish-prokurorin Adriatik Cama, i cili ndodhej në tavolinë me viktimën. Ai është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Cama, që prej shkarkimit të tij nga Vettingu, ushtronte detyrën e avokatit.

Së fundmi, ai kishte marrë përsipër mbrojtjen e ish-efektivit Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, ndërsa më herët ka qenë avokat i i një prej grabitësve të dyshuar të Rinasit.

Si ndodhi ngjarja dhe ku u kap autori i krimit

Burime policore shprehen se edhe vajza e autorit, Dhurata Saliaj, ka qenë prezente në lokal në momentin që babai vrau ish-bashkëshortin e saj.

Në momentin e ngjarjes, familja Picari, specifikisht Mexhiti dhe Dhurata kanë qenë ulur në lokal, ndërsa në një karrige tjetër disa metra më tej ishin ulur Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama.

Viktima, Kudret Saliaj

Në një moment, pa shkëmbyer asnjë fjalë, Picari është ngritur nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën, ndërsa ka qëlluar 8 herë në drejtim të tij. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën.

Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar në këmbë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas tij u largua edhe Dhurata, ish-bashkëshortja e viktimës. Policia ka shkuar menjëherë për kontroll në shtëpinë e Dhuratës ku edhe ka gjetur aty autorin e vrasjes.

Mexhit Picari, autori i dyshuar i vrasjes së dhëndrit të tij

Historia e pazakontë, gruaja e dhunote dhe vjehrri e vrau

Kudret Saliaj, prej më shumë se një viti kishte nisur procedurat për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij. Padia për divorc është paraqitur nga viktima më 24 dhjetor 2020.

Për çështjen që është në drejtimin e gjyqtares Irena Plaku janë zhvilluar katër seanca. Ndërsa, këtë të premte, 10 minuta përpara vrasjes do të niste edhe seanca e pestë.

Me këtë proces gjyqësor me sa duket nuk kanë qenë dakord, familjarët e gruas së Kudretit, e cila prej kohësh ishte shkëputur fizikisht prej tij, duke qëndruar së bashku me fëmijët herë tek shtëpia e prindërve dhe herë tek një shtëpi tjetër në Tiranë.

Sipas burimeve policore, të konfirmuara për mediat edhe nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, gruaja e viktimës ishte arrestuar disa herë për dhunë në familje. Pikërisht ky ka qenë dhe shkaku që Kudret Saliaj ka kërkuar të divorcohej. I ndjeri kishte tre fëmijë të mitur me gruan, ndërsa është ankuar edhe se nuk e lejonte që t’i takonte.

Pas kapjes nga policia, Mexhit Picari deklaroi se kishte vepruar për të mbrojtur nderin e vajzës, të cilën sipas tij po e akuzonin për tradhti bashkëshortore pa të drejtë.

Nga problemet me pasurinë, te dosjet delikate, kush është ish-prokurori i plagosur

Adriatik Cama u shkarkua si prokuror i Prokurorisë së Tiranës nga KPK-ja më 12 Korrik të vitit 2018. Sipas dosjes në Vetting, një raport nga DSIK ngrinte dyshime për përfshirjen e tij në një aferë korruptive në vitin 2005, kohë kur ai drejtonte Prokurorinë e Lushnjës.

Sipas KPK-së, bashkë me një prokuror tjetër, Cama kishte marrë para nga familjarët e një personi të proceduar për “kontrabandë” për të pushuar hetimet ndaj tij. Në raport thuhej se ai kishte zëvendësuar prokurorin e çështjes me një tjetër, i cili në 2 qershor 2005 kishte pushuar çështjen.

Ish-prokurori Adriatik Cama

Sipas trupës së KPK, Cama ishte person i mundshëm për t’u vënë nën presionin e personave të inkriminuar, sepse kishte pasur kontakte të papërshtatshme duke shkëmbyer dhurata apo favore me persona të përshirë në krimin e organizuar.

Një pretendim i kundërshtuar me forcë nga ana e prokurorit Cama. Edhe kontrolli i pasurisë kishte vërejtur disa probleme në pasuritë e prokurorit, ku KPK vlerësoi se ka mungesë burimesh të ligjshme për një përqindje të tyre.

Cama ka qenë prokuror edhe në çështjen e atentatit ndaj aktorit Mishel Prela Manoku, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2017. Një nga çështjet e bujshme që ka përfaqësuar si-ish-prokuror, ka qenë edhe procesi ndaj ish-deputetit Mark Frroku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë