Nga Gazeta ‘Si’- Një atentat ka tronditur Lezhën ditën e sotme, rreth orës 14:50, ku burrë e grua janë ekzekutuar me breshëri plumbash në Balldren.
Viktimë ka mbetur Kreshnik Mujeci me bashkëshorten Gentjanën, 32 vjeçe të cilët kanë qenë duke lëvizur në aksin Balldre-Torovicë, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit Audi Q7.
Drejtori i Policisë së Lezhës Arben Nasufi, në një deklaratë për mediet tha se ngjarja është tepër e rëndë dhe se po punohet për ta zbardhur atë.
“Sot rreth orës 14:15 minuta në sallën operative të Lezhës ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë zjarri në Balldren. Një makinë është qëlluar me armë. Një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën. Lajmi është shumë i rëndë. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore në terren. Po hetojmë këtë vrasje të dyfishtë, që ta zbardhim dhe të vëmë autorët para përgjegjësisë”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje