Gazeta Si – Tre persona janë shpallur në kërkim, të dyshuar në lidhje me atentatin e ndodhur në Balldren të Lezhës, ku u vranë në makinën e tyre çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Bëhet fjalë për Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç, të cilët dyshohet se e kanë kryer krimin për hakmarrje.
Renato Mhillaj, është djali i Genc Mhillajt, i cili dyshohet se u vra në vitin 2016 nga vëllezërit Lin, Jozef dhe Kreshnik Mujeci (viktima e djeshme). Ndërsa Adriano dhe Florin Mhillaj janë nipat Genc Mhillaj, i cili u ekekutua 10 vite më parë.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Arben Nasufi, bëri me dije përmes një konference për mediat, se tre autorët e dyshuar e kanë ekzekutuar 39-vjeçarin për hakmarrje.

Dinamika
Sipas policisë dyshohet se një automjet tip “Audi” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Kreshnik Mujecit dhe një tjetër automjet i ka prerë rrugën, duke qëlluar me breshëri armësh në drejtim të burrit dhe gruas së tij.
“A.M., 22 vjeç F.M., 36 vjeç dhe R.M., 23 vjeç banues në Lezhë. Nga dinamika e ngjarjes automjeti tip Audi A4 ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e dhe një tjetër automjet i tipit Volswagen i ka prerë rrugën Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij dhe personat që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, vrasja ka ndodhur për gjakmarrje. Pasi identifikimit, janë ushtruar kontrolle ën disa banesa, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre”, tha ndër të tjera Arben Nasufi.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në dy makinat kanë qenë katër persona dhe njëri prej automjeteve u ka prerë rrugën çiftit të cilët po udhëtonin drejt të Torovicës së Lezhës, me makinën e tyre ‘AudiQ7’.
Ndërkohë nga automjeti tjetër, i cili ishte pa targa dolën dy persona të cilët qëlluan me breshëri me kallashnikov (30 plumba) mbi automjetin e viktimave dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se në këto automjete të kenë qenë 4 persona. Automjetet e përdorura në krim, pasi eliminojnë objektivin nuk ndryshojnë sens lëvizje dhe ndjekin rrugën për Torovicë, e cila ka disa dalje, si në Velipojë, Shkodër apo Shëngjin.
Ngjarja para 10 vitesh
Pista kryesore mbetet deri më tani ajo e hakmarrjes për një krim të ndodhur 10 vite më parë (tetor 2016), ku Kreshnik Mujeci që vdiq dje nga plumbat bashkë me të shoqen, ishte një nga të dyshuarit si të përfshirë në ekzekutimin e Genc Mhillajt në Malin e Jushit të Shkodrës.
Mujeci, së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mëhilli transportonte miell. Kur ai braktisi automjetin dhe tentoi të largohej përmes fushave, dyshohet se vëllezërit hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Shkak për ngjarjen, ishte bërë një konflikt mes viktimës dhe vëllezërve një ditë më parë.
Gjykata e Shkodrës e kishte shpallur të pafajshëm Kreshnik Mujecin dhe vëllanë e tij, L.M, për akuzën e vrasjes së Genc Mhillaj në vitin 2016, për shkak të mungesës së provave.
Ky vendim është mbajtur pas një periudhe gjyqësore të gjatë, ku më parë Gjykata e Apelit të Shkodrës nuk pranoi ankimin e prokurorisë. Megjithatë, çështja u rikthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë më 31 tetor 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje