Mendim

Të rinjtë që nuk punojnë janë një problem botëror

Nga Phyllis Papadavid* -Papunësia tek të rinjtë po rritet fort në nivel global. Në Kinë ka arritur rekord. Akoma më problematike është shifra e të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim dhe as në ndonjë lloj trajnimi.

 Ky tregues duhet të jetë tashmë alarmi për këdo, kudo. Botërisht ka shënuar një rritje prej 20%, nivel i pa parë në mbi 2 dekada. Edhe kur ka ofertë për punë, është zakonisht puna e gabuar, e paguar keq apo informale, sipas Organizatës Ndërkombëtarë të Punës, ILO.

Ndërkohë që dërgoj djalin tim në shkollë, në jug të Athinës, mendoj për përballueshmërinë. Mendoj për fqinjën time të re, që sapo ka marrë doktoraturën dhe ka pranuar një pozicion si menaxher restoranti me kohë të pjesshme. “Është më mirë se pa punë fare”, -thotë ajo.

Fenomeni i pranimit të punëve që janë më poshtë se aftësia apo shkollimi është një plagë për ekonominë që gërryen edhe nivelin e punësimit ndërkohë që ekonomia pret të rimëkëmbet. Plaga është më e thellë në ekonomitë me të ardhura të ulëta. Por as ekonomitë e zhvilluara, përfshirë SHBA-në, nuk kanë qenë imune.

Dëmin më të madh e kanë vendet më të varfra, si Nigeri, Jemeni dhe Somalia, ku këto fenomene e kanë çuar ekonominë në katastrofë.

Në epokën e krizave të shumta, rritja e të rinjve të papunësuar e të paangazhuar forcon vulnerabiliteti dhe hendekun gjinor. 32% e grave të reja në botë janë të papuna dhe të pashkolluara kundrejt 15% të burrave. Në Azinë Jugore hendeku arrin 53% me 6%.

Pasoja ekonomike e këtij çekuilibri është e ashpër. Rritja e normave të këtyre treguesve do të shkaktojë mangësitë e produktivitetit që sjellin të ashtuquajturin “kurth të të ardhurave në nivel të mesëm”. Kur produktiviteti i vendeve bie, e gjithë ekonomia nuk arrin kurrë statusin e të ardhurave më të larta. Krahasoni dinamizmin ekonomik të Irlandës dhe Koresë së Jugut me trazirat kronike të Meksikës dhe Argjentinës.

Digjitalizimi, dhe punët e “ekonomisë së argjendtë” që vijnë me të, mund të ndryshojnë rritjen e normave të punësimit në nivel global. Një punë e teknologjisë së lartë është më shumë se një punë. Sipas ekonomistit Enrico Moretti, për çdo punë të re të teknologjisë së lartë, në një qytet krijohen pesë punë shtesë jo të teknologjisë së lartë. Por në ekonomitë në zhvillim, aksesi digjital mbetet i ulët, sidomos në zona rurale. Inovacioni digjital është gjithashtu i paqëndrueshëm për punëtorët pasi mund të ulë pagat, të ndërrojë me shpejtësi detyrat e punës ose të eliminojë fare vendet e punës.

Politikbërësit po e vërejnë këtë. Koreja e Jugut ka zhvilluar një qendër ku synohet adresimi i ndikimit të tranzicionit energjetik dhe digjital në tregun e punës.

Në fund të fundit, suksesi në uljen e normës së të rinjve që nuk janë të angazhuar do të jetë specifike për kontekstin lokal. Për disa ekonomi, si ajo e Meksikës dhe e Indisë, një klimë e përmirësuar investimi për firmat e huaja – dhe përhapja e njohurive që ato sjellin – do të përputhej me prioritizimin e arsimit. Ndërsa Greqia mund t’i kushtohet shumë më tepër sektorit të saj think-tank, në mënyrë që të diplomuarit e doktoraturës të mund të zhvillohen dhe punojnë.

Arsim më i mirë dhe rezultatet e tregut të punës për të nxitur inovacionin dhe produktivitetin. Pa kuptuar dhe trajtuar më tej papunësinë tek të rinjtë, rritja dhe mirëqenia do të ngecin.

Paqëndrueshmëria e rritur financiare, rritja e kostove të huamarrjes dhe trazirat gjeopolitike mund të nënkuptojnë goditje të njëpasnjëshme dhe të shumëfishta në të ardhmen. Në këtë kontekst, papunësia dhe mungesa e arsimit është një tregues i dobësive që kanë të rinjtë – dhe një barometër i mirëqenies për brezin e ardhshëm.

Burimi:FinancialTimes/Përshtati:Gazeta ‘SI’

*Phyllis Papadavid është ekonomiste ndërkombëtare që shkruan për FT


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë