Futboll

Të premten ngrihet sipari, nis lufta për të rrëzuar Sitin nga froni i Premier Ligës

Fillon të premten. Premer Liga, ose siç ndryshe quhet, kampionati më i fortë i futbollit në botë do të ngrejë siparin këtë fundjavë, për t’i dhënë kështu fund pushimeve dhe merkatos verore. Në një analizë paraprake të këtij kampionati 2019-2020, BBC ka bërë dhe një skaner të asaj që do të shohim në futbollin britanik këtë sezon.

Me Sitin kampion, Liverpulin fitues të Champions League dhe Çelsin fitues të Europa Ligës, në Angli për momentin ndodhet tre kupat më të lakmuara në futbollin e klubeve. Por nuk janë vetëm këto treja, pasi në garë kemi edhe dy finalistet e tjera, Totenhamin dhe Arsenalin, sigurisht pa i lënë jashtë vëmendjes “djajtë e kuq” të Solskjaer.

Aubumejang – Arsenal, Pulisiç Çelsi, Stërling - Siti, Salah - Liverpul, Kejn - Totenham, Rashford- Junajtid -- Gazeta Si, 7 gusht 2019

Por ajo që e bën më të bukur këtë kampionat, nuk janë vetëm këto 6 ekipe që sot dominojnë në futbollin europian. Aston Vila, Uolverhemton, Everton dhe Leicester janë katër ekipet që kanë shpenzuar shumat më të mëdha në merkato. Sigurisht nuk presim që njëra këto katër ekipe të shkojë në krye të tabelës dhe të fitojë kampionatim, edhe pse Leicesteri 4 vite më parë tregoi se kjo gjë edhe mund të ndodhë.

Pra sipas zhvillimeve të kësaj vere dhe pritshmërive, Mançester Siti i Guardiolës do të ketë punë me plot 9 ekipe, që t’ia dalë për ta fituar titullin për herë të tretë radhazi, gjë që nuk ndodh prej dekadash në Angli. I pari sigurisht që kërcënon këtë objektiv të “qytetarëve”, është Liverpuli i Klop. Këtë sezon, pasi triumfit në Europë, tifozët duan me çdo kusht që të fitojnë titullin e Premier Ligës. Është një pritje e gjatë që i kapi tre dekadat dhe tifozët e “the reds” tashmë janë të bindur se kanë ekipin e duhur që mund ta sjellë trofeun në Liverpul.

Poketino me atë që bëri vitin e shkuar, ku shkoi deri në finale dha provën e parë se Totenhami i tij nuk duhet nënvlerësuar, pasi tashmë është gati për të fituar diçka të rëndësishme. “Spurs” deri më tani duket si ekipi i parë i Londrës, por edhe Arsenali dhe Çelsi këtë vit i kanë marrë masat e duhur. “Topçinjtë” me një merkato të fuqishme, duke krijuar një treshe sulmi të frikshme me Pepe, Lakazet dhe Aubumejang do të kërkojnë maksimumin. Por edhe Çelsi i Lampard është në kuota të mira edhe pse këtë vit nuk ka bërë merkato për shkak të pezullimit që ka marrë nga FIFA. E gjashta, por që mund të bëjë surprizën më të madhe është Mançester Junajtid. “Djajtë”, me Solskjaer në stol po nisin një cikël të ri dhe nuk kanë bërë shpenzime të mëdha, por ‘xhevahiret’ që akademia prodhon çdo vit, janë një garanci e mirë se te Junajtid mund të besojmë këtë verë.

Peg Guardiola, Jurgen Klop, Frenk Lampard, Unai Emeri, Ole Gunar Solskjaer-- Gazeta Si, 7 gusht 2019

Sipas medieve angleze pritet një start i ngadaltë nga 6 ekipet kryesore, të cilat një pjesë të madhe të futbollistëve të tyre i kanë pasur me sezon shumë gjatë dhe do kërkojnë që t’i ndërrojnë marshet në tetor, sigurisht pa lëshuar shumë terren në javët e para.

Premier Ligë fillon të premten me ndeshjen hapëse, Liverpul – Noruiç. Ndërsa që në javën e parë kemi një përplasje titanësh, ku Junajtid pret në shtëpi Çelsin. Të dyja këto ekipe këtë verë kanë besuar shumë te akademia e tyre dhe pritet që në këtë ndeshje hapëse për shkak edhe të mungesës fizike të disa titullarëve mund të shohim shumë fytyra të reja dhe të panjohura që nga minuta e parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë