Komunitet

Të plakesh nuk do të thotë të shëndoshesh

Një nga gjërat më zhgënjyese në lidhje me plakjen është se kilet duket se shtohen bashkë me vitet. Mbajtja e peshës së duhur mund të jetë një sfidë, sidomos kur ushqeheni shumë e ushtroheni në palestër apo me ushtrime fizike më pak. Por mos u dekurajoni. Plakja mund të jetë e pashmangshme, por marrja e dhjamit mund të jetë. Obeziteti prek rreth 40% të të rriturve amerikanë, përfshirë këtu të rinj dhe njerëz të moshës së mesme, rreth 93.3 milionë të rritur, sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve. Ky është një problem serioz i shëndetit publik, pasi rrit rrezikun e diabeteve të tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe prekjen nga kancere të ndryshme.

Një ndër arsyet kryesore përse fitojmë peshë ndërsa plakemi është se trupi ynë gradualisht humbet vitalitetin e muskujve, rreth 1% çdo vit, sipas profesor Donald D. Hensrud. Kjo shkakton një ulje të metabolizmit dhe procesit të djegjes së kalorive ndërsa jemi pushim. Sa më i ulët të jetë niveli i metabolizmit aq më pak kalori djegim. Dr. Hensrud merr si shembull sasinë e muskujve të një 80-të vjeçari duke i krahasuar me ato të një 20-vjeçari. Sipas tij sa më i madh të jetë sasia e muskujve aq më jo aktiv është metabolizmi ynë. Kjo sipas tij, lidhet dhe me nivelin e aktivitetit fizik që kryejmë. Në përgjithësi një 80-të vjeçar bën lëvizje të vogla, të pjesshme gjatë ditës në krahasim me një 20-vjeçar. Dietologia Bethesda Jessica Murgueytio thotë se shumë nga pacientët e saj pranojnë se lëvizin më pak teksa plaken, dhe gjëja e parë që ajo rekomandon për humbje në peshë është shtimi i stërvitjes, të paktën dy deri në tre herë në javë. Ajo këmbëngul në rëndësinë e ushtrimeve kardiomuskulare. Ajo sugjeron të punoni me një trajner personal, pasi kjo do të jetë më e dobishme. Ajo thotë se i inkurajon pacientët e saj të bëjnë 10.000 hapa në ditë, kështu ata mund të bëjnë shëtitje gjatë ditës, ose nëse janë në punë të shmangin lëvizjen me makina dhe ta bëjnë kthimin në shtëpi në këmbë. Ndikimi në trupin e tyre do të jetë i ndjeshëm në uljen në peshë.

Një element tjetër që mund të ndikojë në shtimin ne peshë është dhe ndryshimi hormonal. Ulja e testosterionit tek burrat dhe estrogjenit tek gratë mund të ndikojë në shtimin në peshë. Eshtë një supozim që gratë pas menopauzës fitojnë më shumë peshë se burrat, thotë Hensrud. Sipas tij, të dyja gjinitë fitojnë peshë, por pesha ka tendencë të shpërndahet tek gratë më shpejt sesa tek burrat, duke përfunduar tek zona e barkut. “Shtimi në peshë ndikon në mënyrë të njëjtë si tek gratë dhe burrat gjatë kohës së menopauzës”, thotë ai.

Këshilla që Hensrud jep është kontrolli i ushqimit. Ju nuk duhet ta teproni me ushqimin dhe të provoni të mos e dashuroni aq shumë ushqimin. Gjeni dashuri të tjera, thotë ai, pasi një dashuri e tillë mund t’ju kushtojë shumë jo vetëm në pamje por dhe në shëndet. Aktiviteti fizik është një tjetër element i rëndësishëm që jo vetëm do t’ju bëjë të mbani trupin në formë por edhe mendjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë