Kosova

‘Të përbashkuar’/ Tapet i kuq, tryeza bosh, si duket Gjakova pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive

Ndonëse mbledhja e Shqipërisë dhe Kosovës e parashikuar për t’u zhvilluar sot në Gjakovë u anulua një ditë më parë, atje qëndron ende tapeti i kuq ku do të zhvillohej pritja e delegacionit shqiptar.

Nga fotot e mëposhtme duken tryezat bosh ndërsa pas tyre është vendosur slogani "Të përbashkuar në Gjakovë".

Një ditë para mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit pas trazirave që ndodhën pasditen e djeshme në veri.

Qeveria e Kosovës tha se u anulua në mënyrë të njëanshme dhe se ata që e pësojnë janë qytetarët, pasi do të nënshkruheshin 13 marrëveshje mes dy vendeve.

Mbledhja ishte parashikuar të niste ditën e sotme në orën 11:00, mbledhje e nëntë e këtij lloji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë