Ushqim

Të ngrënit më orar të ndihmon më shumë të biesh në peshë

Një studim i ri tregon se si dieta e kufizuar nga koha mund të ndihmojë në humbjen e peshës
Në studim ku u krahasuan dy grupe, morëm pjesë njerëz që konsumonin ushqimin e tyre me orar. Ata që ishin në grupin e parë u kërkua të hanin vetëm mes orës 1-5 pasdite dhe grupit të dytë iu kërkua të hante nga ora 1-7 pasdite. Në të dy grupet, ata u lejuan të hanin çdo ushqim sipas dëshirës së tyre gjatë periudhës së ngrënies, ndërsa pjesën tjetër të kohës pjesëmarrësve iu kërkua vetëm të pinin ujë dhe mos të mos kryenin asnjë aktivitet fizik.

Pjesëmarrësit u ndoqën për 10 javë pasi iu mor çdo e dhënë personale dhe analizat.
Studimi i botuar në revistën "Cell Metabolism" tregoi se të dy grupet morën rreth 550 kalori më pak në ditë, në krahasim me kaloritë që merrnin më para, thjesht duke iu përmbajtur orarit dhe humbën rreth 3% të peshës së tyre trupore.
Më tej, niveli i rezistencës ndaj insulinës dhe niveleve të stresit oksidativ, gjithashtu ishin ulur dhe nuk pati asnjë efekt në presionet e gjakut, kolesterolin LDL, kolesterolin HDL ose trigliceridet.
"Gjetjet e këtij studimi janë premtuese dhe forcojnë ato që kemi parë në studime të tjera, dietat me orare janë një mundësi e mirë për njerëzit që duan të humbin peshë, veçanërisht për njerëzit që nuk duan të llogarisin kalori, të heqin dorë nga shumë lloje ushqimesh ose të gjejnë dieta të tjera për t'u lodhur." tregoi Krista Varady, autore e studimit dhe pedagoge në "Shkencat e Shëndetit"
Studimi  tregoi se oraret 4 ose 6 nuk përbënin ndryshim për humbjen e peshës dhe "derisa të ketë studime të mëtejshme që krahasojnë drejtpërdrejtë këto dy dieta ose të kërkohet të studiohet koha optimale për tu mbajtur dietë, rezultatet sugjerojnë që të ushqehesh në një orar të caktuar 1-7 të mbasdites ju ndihmon të humbni peshë dhe nuk ndikon në shëndetin tuaj." 
Burimi: The Indian Express. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë