Shendet

Të moshuarit që bashkëjetojnë kanë nivele më të ulëta të sheqerit në gjak

Studiuesit thonë se çiftet nuk duhet të shkojnë mirë me patjetër. Mjafton që të qëndrojnë bashkë pasi izolimi social mund të rrisë rrezikun e diabetit të tipit 2.

Njerëzit që bashkëjetojnë me një partner kanë nivele më të ulëta të sheqerit në gjak, edhe nëse nuk shkojnë mirë me ta, sipas një studimi që paralajmëron se izolimi social mund të rrisë rrezikun e diabetit të tipit 2.

Studiuesit besojnë se të jetosh me dikë është një burim i rëndësishëm i mbështetjes sociale për të rriturit dhe të moshuarti, sipas një studimi të botuar në revistën e diabetit British Medical Journal.

Studiuesit zbuluan se efektet ishin të njëjta, pavarësisht nëse marrëdhënia ishte harmonike apo krejt e kundërta.

Autorja kryesore, Katherine Ford tha se rritja e mbështetjes për të moshuarit që përjetojnë humbjen e partnerit mundtë jetë pika fillestare për adresimin e rreziqeve shëndetësore.

Studimi bazohet në punën e mëparshme që ka identifikuar përfitimet shëndetësore nga martesa dhe bashkëjetesa, veçanërisht për të moshuarit, së bashku me studimet që kanë arritur në përfundimin se rreziku i diabetit të tipit 2 lidhet me izolimin social dhe vetminë.

Ekipi nga Luksemburgu dhe Kanadaja hetoi nëse kishte një lidhje midis statusit martesor dhe marrëdhënien martesore me nivelet mesatare të glicemisë tek të moshuarit.

Pjesëmarrësit dhanë mostra gjaku për të matur nivelet e tyre mesatare të glicemisë ose të glukozës në gjak dhe u pyetën nëse kishin një burrë, grua ose partner me të cilin jetonin, së bashku me pyetje për të matur nëse marrëdhënia ishte e shëndetshme apo jo.

Analiza e të dhënave tregoi se njerëzit, marrëdhëniet e të cilëve ndryshuan, për shembull përmes divorcit, përjetuan gjithashtu ndryshime të rëndësishme në nivelet e sheqerit në gjak dhe kishin gjasa për një para-diabet.

Çuditërisht, cilësia e marrëdhënies nuk bëri një ndryshim domethënës në nivelet mesatare të glukozës në gjak, duke treguar që të kesh një marrëdhënie të shëndetshme apo të tensionuar është më pak e rëndësishme sesa thjesht të kesh një marrëdhënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë