Futboll

Të mëdhatë avancojnë në Europa League

Janë kualifikuar pa probleme ekipet e mëdha të Europa League. Arsenali, Çelsi, Interi, Napoli, Sevilja dhe gjithë ekipet e tjera të mëdha e kanë prerë biletën e tyre për fazën tjetër. Edhe pse në raundin e parë kishin hasur probleme, në këto ndeshje kthimi të gjitha ekipet e mëdha nuk kanë gabuar. Përjashtim mund të bëjë vetëm Bajerni i Leverkusenit është eliminuar nga Liga e Europës pasi u mposht nga rusët e Kransnodar.

Interi në ndeshjen e parë kishte fituar 1-0, ndërsa në “San Siro” mbrëmjen e së enjetes ka shpërthyer. 4-0 kanë trimfuar djemtë e Spaletit, të cilët edhe pa Ikardin në fushë ia dolën mbanë me sukses në këtë raund të 1/16 të Europa League. Pa probleme është kualifikuar edhe Napoli i Elseid Hysajt. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur për 90 minuta në fitoren 2-0, që Napoli arriti ndaj Zyrihut.

Vendi me shumë ekipe në fazën e 1/16 të Europa League do të jetë Spanja. Të treja spanjollet, Vilareal, Sevilja dhe Valencia kanë avancuar më tej, duke i eliminuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë. Sevilja largoi Lacion me Strakoshës, Valencia fitoi me Sëlltikun, ndërsa Vilareali eliminoi me vështirësi Sportingun.

Edhe dy anglezet, Arsenali dhe Çelsi kanë kaluar pa probleme edhe pse në ndeshjet para kishin marrë rezultate jo të kënaqshme. “Topçinjtë” triumfuan me Baten në shifrat 3-0, ku dy asiste u dhanë nga Granit Xhaka. Ndërsa Çelsi i Sarrit shpërtheu me 4 gola kundër Malmoes së Binakut.

Më poshtë tabela e rezultateteve të Europa League:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë