Ngjarje

Të marrësh peng veten/ Kallzimi i rremë i një të riu që s’po gjente zgjidhje

Një 31 vjeçar është referuar për hetime të mëtejshme në prokurori pasi ka sajuar rrëmbimin e vetvetes. F. Bushgjokaj kishte menduar se në këtë formë do t’i jepte zgjidhje problemeve, që ai kishte dhe konflikteve për të cilat nuk po gjente pwrgjigje. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë , pas mosmarrveshjeve që kanë dalë në pah pas tërmetit të 26 nëntorit. I riu thuhet se kishte lidhur një kontratë qiraje me një shoqëri, duke marrë në përdorim dy ambjente shërbimi të natyrës mencw dhe bar në funksion të studentëve. Ambjenti ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha” në brendësi të kompleksit Spitalor Universitar, pronë e fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë. Sikurse thuhet në kallzimin që gazeta Si disponon kohëzgjatja e kontratës ka qenë nga data 1 shtator 2017 deri në 31 korrik 2018.

At Daniele Bretoldi shkruan në kallzimin kundër të riut “edhe pse kontrata e qirasë ka mbaruar personi në fjalë ka uzurpuar ambjentet e fondacionit prej datës 1 gusht 2019 duke mos lejuar në datë 7 dhjetor 2019 edhe inxhinierët për inspektimin e godinës në bazë të urdhërit për inspektimin e të gjitha godinave shkollore pas tërmetit të 26 nëntorit 2019”.

Dyshimet janë që i kallzuari të ketë njoftuar gjatë një mosmarrëveshjeje të tillë forcat e rendit, sikur ai ishte marrë peng. Këto të dhëna janë rregjistruar në sallën operative, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe agjentë të krimeve që kanë përshkruar në raport shërbimi qëndrimin e palëve. Sipas të dhënave policore rezulton se 31 vjeçarin nuk e kishte rrëmbyer askush veç vetvetes, ndaj dhe ai rrezikon të vihet nën akuzë për kallzim të rremë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë