Politike

Të kapur në video intime apo trafik droge e korrupsion/ Nga Gjici, ‘Shukriu’ tek Kajmaku, Pjetri apo Roshi (Lista e emrave të shkarkuar nga Rilindja)  

Pas publikimit të videos seksuale ku shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me një vajzë në zyrën e shtetit, Safet Gjici, i ka “larë” duart me detyrën e kryebashkiakut, por jo me drejtësinë ndaj të cilit ka filluar një hetim. me gjasë për shpërdorim detyre.

Emri i Gjicit nuk është i pari, që shkarkohet nga qeveria, edhe pse më herët ai i parapriu me dorëheqjen.

Një tjetër kryebashkiak i PS u kap në video erotike. Ai është Shukri Xhelili i Bashkisë së Dibrës i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 4 vite burg, por pranoi gjykimin e shkurtuar, dhe në fund merr masën e dënimit në 2.8 vjet.  

... Vetëm pak ditë nga fillimi i fushatës të zgjedhjeve të 14 majit shkarkohet (pa dëshirën e tij) nga qeveria kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, me akuzën e korrupsionit.

Cështja në gjykatë ndaj Allës vijon. Ai ndodhet në burg, ndërsa ka mbyllur kapitullin për të bërë karrierë në politikë apo administratë

Në burg është edhe Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku u Lushnjës, me një eksperiencë të gjatë në krye të asaj bashkie, por që i dha fund epokës së drejtimit kur Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor për shpërdorim dhe shkelje të barazisë në tendera me 3.6 vite burg.

Agim Kajmaku është një tjetër emër kur u denoncua nga opozita qysh kur mori bashkinë pa kandidat rival në zgjedhjet e 2019.

Vetëm një vit më pas edhe Kajmakut i dalin letrat. Ai shpallet në kërkim për falsifikim dokumentesh zyrtare, pasi kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Ndaj tij rendon edhe akuza nga drejtësia italiane për trafik droge.

Në të njëjtin vit, në krye të bashkisë Shkodër është  Valdrin Pjetri.

Edhe Pjetri, propaganduar nga PS-ja me bujë, duke qenë se ai më herët kishte shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, pozicione të cilat e pajisnin edhe me një certifikatë sigurie.

Pjetri kishte punuar më herët edhe me PD-në, dhe kjo është arsyeja, që ajo nuk e kurseu kur ai ndërroi rrugën politike.

Atëkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente nga kuestura e Firences, që tregonin se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri kishte qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg  për trafik droge. Pjetri nuk e kishte deklaruar këtë vendim në formularin e dekriminalizimit dhe rasti i tij nuk zgjati shumë.

Rama e shkarkoi nga detyra për të kërkuar një ndjesë për emrin e  e tij ndaj socialistëve të Shkodrës vetëm në zgjedhjet e fundit kur prezantoi Benet Becin...

Rasti më i bujshëm që hapi “siparin” e kryebashkiakëve të PS-së me probleme me drejtësinë është ai i Elvis Roshit.

Elvis Roshi i siguroi PS-së dy mandate kryebashkiaku në qytetin bastion të demokratëve, Kavajën. Të dytën ai nuk e mbylli, pasi ndaj tij u mor vendim nga Gjykata e Lartë.

Elvis Roshi u shkarkua nga Rama pas një kalvari të gjatë denoncimesh nga opozita kur në fund rezultoi se ai kishte  gënjyer në dokumentin e dekriminalizimit për disa akuza  penale që rëndonin ndaj tij jashtë Shqipërisë.

Ai u shkarkua nga kryeministri Edi Rama pas një beteje jo fort të vogël që Roshi e vijoi edhe pas shkarkimit nga detyra.

Gjithcka rreth emrit të tij u mbyll me vendimin e gjykatës Kushtetuese kur i rrëzoi kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit të dekriminalizimit dhe shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij.

Ndërkohe nuk dihet se cili do të jetë fati i Vangjush Dakos, ish-kryebashkiakut të Durrësit i cili aktualisht ndodhet në burg për shpërdorim detyre. Gjithësesi ai nuk është rasti i shkarkimit nga detyra nga kryeministri Edi Rama...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë