Moti nuk bën shaka dhe as ironi, por është i drejtpërdrejtë!
Parashikimet për dy ditët në vazhdim tregojnë për temperatura shumë të larta se ato që kemi përjetuar këto ditë.
Sipas sinoptikanes së Gazetës “Si”, vala e nxehtë nga Shkretëtira e Saharasë do të intesifikohet më tej, duke sjellë temperatura ekstremisht të larta .
Dita e hënë dhe dita e martë do të jenë ditët më të nxehta të kësaj vere.
Termometri do të arrijë vlera deri në 38 gradë në zonat malore, kurse në zonat e ulta parashikohet që termometri të ngrihet deri në 42 gradë celcius. Në bregdet temperaturat priten të arrijnë në 36 gradë celcius.
Në këto raste mjekët këshillojnë që sidomos fëmijët dhe të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në mjedise të freskëta, të mos dalin në orët e pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje.
Por nuk ka vend për tu shqetësuar!
Temperaturat e larta nuk do të qëndrojnë gjatë. Duke nisur nga dita e mërkurë ato do të nisin të bien me 6-7 gradë celcius. Madje në Alpe parashikohet të bien rreshje shiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.