Çfarë është vala e nxehtë?
Ju mendoni se është e lehtë për tu përkufizuar se çfarë është vala e nxehtë, por praktikisht nuk është e lehtë. Madje as Organizata Ndërkombëtare e Meteorologjisë nuk e ka një përkufizim standart për valën e të nxehtit. Por shkenca e përkufizon në këtë mënyrë::
Ka ngjarje të rralla që variojnë sipas karakterit dhe impaktit madje edhe në të njëjtën zonë.
Një valë e nxehtë ndodh në një rajon kur temperaturat anomalisht të larta regjistrohen gjatë një periudhe të gjatë kohore. Këto temperatura të larta nuk u referohen vetëm temperaturave maksimale, të regjistruara në mënyrë tipike gjatë ditës, por edhe atyre që qëndrojnë mjaft të larta gjatë natës, duke e bërë ambientin shumë të pakëndshëm. Nivele të larta lagështie dhe erëra shumë të lehta, nëse janë të pranishme, përkeqësojnë stresin termik te njerëzit. Kështu, megjithëse një valë të nxehti është një ngjarje meteorologjike, ajo nuk mund të vlerësohet pa iu referuar ndikimeve njerëzore.
Megjithëse përcaktimi i asaj që përbën një valë nxehtësie mund të jetë e vështirë, të pranosh që ato po rriten duket se është e lehtë.
Çfarë duhet të bëjmë në të tilla raste?
Të vishemi sipas motit
Duket si aksiomë, por jo të gjithë e ndjekin. Gjatë të nxehtit të madh duhet të visheni shumë lehtë, me ngjyra të hapura dhe nëse duhet të shkoni në punë; vendosni krem mbrojtës, kapele dhe syze.
Shmangni aktivitetet e tepërta në natyrë
Nëse është e mundur, merrni pjesë në aktivitete në natyrë gjatë orëve të mëngjesit, ose shtyjni ato për në mbrëmje kur temperaturat janë më të ulta. Bëni pushime të shpeshta në hije. Nëse jeni duke punuar jashtë në të nxehtë, dhe aktiviteti e bën zemrën tuaj të lodhet ose jeni duke marrë frymë me vështirësi, ndaloni dhe futuni në mjedise të brendshme për të pushuar dhe freskuar, veçanërisht nëse ndiheni të hutuar ose të zbehtë.
Hidratohuni!
Djersitja është mënyra se si trupi juaj përpiqet për të qëndruar i freskët, por ajo humbje e lagështirës duhet të plotësohet rregullisht. Nëse duhet të jesh jashtë gjatë një vale të nxehtëi, është e domosdoshme të pini lëngje, edhe nëse nuk keni etje. Shmangni pijet me sheqer ose alkoolin; këto në të vërtetë do t'ju bëjnë të humbni më shumë lëngje.
Rezistojini edhe pijeve që janë super të ftohta. Kjo tingëllon si çmenduri, apo jo? Por uji i ftohtë akull mund të shkaktojë dhimbje barku dhe stomaku. Nëse jeni në një dietë që kufizon lëngjet ose keni një problem me pirjen e lëngjeve, patjetër duhet të bisedoni me mjekun tuaj përpara se të pini më shumë sesa sasia e përshkruar normalisht.
Qëndroni në mjedise të freskëta
Idealisht gjatë një vale të nxehti, ju duhet të qëndroni në mjedise me ajër të freskët. Nëse kjo nuk është e mundur, përpiquni të shkoni në një vend publik që ka ajër të kondicionuar, si për shembull një bibliotekë, qendër tregtare apo një kinema, edhe nëse është vetëm për disa orë.
Mirë do të ishte bërja e një dushi të freskët dhe konsumimi i ushqimeve të lehta, të freskëta si frutat dhe sallatat. Ato janë më të lehta për tu tretur sesa vaktet e nxehta, të rënda dhe shtëpia juaj nuk do të marrë valën e sobës kur t’i përgatisni.
Mbroni ata që janë më të riskuar
Sëmundjet e lidhura me të nxehtin mund të prekin këdo, por disa njerëz janë veçanërisht të rrezikuar. Nëse jetoni me ta, ose njihni njerëz, të cilët i përkasin ndonjë prej këtyre kategorive, kontrollojini ata shpesh gjatë përiudhës së të nxehtit të jashtëzakonshëm.
-foshnjët dhe fëmijët e vegjël
-të moshuarit ose të sëmurët
-kafshët
-personat që janë mbipeshë
-personat që nuk kanë mundësinë e ajrit të kondicionuar
-njerëzit që punojnë jashtë
Sigurisht, nuk duhet diksutuar që të mund të lini fëmijët ose kafshët shtëpiake në një makinë në mes të ditës me diell të nxehtë. Mjekët sugjerojnë që të monitorojmë të rriturit në rrezik të paktën dy herë në ditë për shenja të debolesës ose që mund të goditen nga të nxehtit, dhe foshnjet e fëmijët e vegjël, madje edhe më shpesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.