Pas muajsh pritjeje, telefoni më i fundit i Apple, iPhone 13, më në fund doli në shitje ditën e premte.
Të gjithë ato që mezi e kanë pritur, në të gjithë botën, janë rreshtuar jashtë dyqaneve të Apple që në orët e para të mëngjesit për të marrë në dorë telefonin.
Blerësit janë fotografuar duke qëndruar në radhë para dyqaneve të Apple në Londër, si dhe qytete në Rusi, Kinë, Singapor, Australi dhe më shumë, në një përpjekje për të qenë disa nga të parët në botë që do të bëhen pronarë të iPhone 13.
Në fillim të këtij muaji, Apple zbuloi katër telefona të rinj që përbëjnë gamën e iPhone 13 – iPhone 13 mini, iPhone 13, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max – së bashku me një Apple Ëatch të ri dhe iPad mini.
iPhone 13 Pro kushton 999 dollarë dhe iPhone 13 Pro Max kushton 1.099 dollarë.
Që nga mëngjesi i së Premtes, shumica e gamës së iPhone 13 është “përkohësisht jashtë stokut” në Amazon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)












