Futboll

Të gjithë kundër Alegrit, Juventusi po mendon për De Zerbi

Gazeta Si – Pozicioni i Masimiliano Alegrit nuk është aspak e sigurt. Nuk është vetëm hashtagu ‘Allegri out’, që ka mbushur rrjetet sociale pas humbjes me Benfikën. Mauricio Arrivabene iu përgjigj një tifozi me një batutë baresh, kur ai i kërkoi largimin e Alegrit: ‘E paguan ti atë që do vijë?’

Prej pak ditësh në Torino po shtohen zërat se trajneri aktual nuk duhet të jetë kaq i qetë. Një pjesë e drejtuesve nuk është e kënaqur me drejtimin teknik të skuadrës dhe po sheh për një trajner të ri. Mes zëvendësuesve të mundshëm përmenden Zidan dhe Tuhel, por edhe Poketino.

Alegri gjate ndeshjes me Benfiken. Gazeta Si, 15 shtator 2022

Por realiteti ekonomik është ndryshe në fakt dhe të çon te një emër tjetër, Roberto De Zerbi. Jo rastësisht dhe jo vetëm për hir të miqësisë me Mihajloviçin ai refuzoi stolin e Bolonjës pak ditë më parë.

De Zerbi, që për momentin është një ide, do të ishte zgjedhja më e mirë teknike dhe ekonomike. Në fjalët e Arrivabene është në fakt një pjesë e mirë e së vërtetës. Alegri ka kosto dhe shkarkimi i tij do të thotë një sakrificë e madhe për klubin.

Megjithatë, pas dy fushatash blerjesh të rëndësishme (Vlahoviç dhe Zakaria në janar, Pogba, Di Maria, Paredes, Bremer dhe Milik në verë), drejtusit e kanë ndërgjegjen të pastër se ia kanë plotësuar të gjitha kërkesat trajnerit, duke i garantuar një organikë kompetitive për kampionatin dhe Europën.

Alegri ka vetëm 2 fitore në 8 ndeshje të luajtura. Ka vetëm humbje në Champions dhe 4 barazime në 6 ndeshje kampionati. Llogaritë bëhen lehtë, kualifikimi në Europë është shumë i komplikuar. Kritikat qëndrojnë dhe i pari që ka folur me ndershmëri ishte Bonuçi.

Edhe lojtarët nuk duken të kënaqur. Vlahoviç është parë shpesh të nervozohet duke pritur në zonë ndonjë top për të shënuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë