Futboll

Të gjithë duan fenomenin e ri italian Zaniolo

Quhet Nikolo Zaniolo vetëm 18 vjeç dhe tani është lojtari italian më i përfolur. Mesfushori ka bërë mrekullinë që në sezonin e tij të parë te Roma. Në kryeqytetin italian ai kaloi përmes një formule, që çoi te Interi Naingolan dhe verdhekuqtë paguan vetëm 5 milionë euro për të. Dy golat e tij në Ligën e Kampionëve, që e bënë italianin e parë që shënon dopietë nën moshën 20 vjeç, kanë bërë që të gjitha ekipet e mëdha të Europës të kthejnë sytë nga ky talent në shpërthim.

E para, duke qenë se e ka ndjekur edhe kur ka qenë të moshat e Interit, është Juventusi. Skuadra torineze është në kërkim të një mesfushori që të mbajë peshën e gjithë repartit për të paktën 5 sezonet e ardhshme dhe Zaniolo duket profili më i përshtatshëm. Italian, i ri, teknik dhe mbi të gjitha me një uri të madhe për të fituar trofe, pikërisht ato që te Juventus kërkon nga një lojtarë i ri.

Por Nikolo Zaniolo nuk është më një emër i pëlqyer vetëm për italianet, pasi për të ka nisur monitorimin edhe Reali i Madridit. Gjigandët spanjollë janë duke menduar për një revolucion në ekip dhe kërkojnë që të sjellin “gjak të ri” në skuadër. Zaniolo pëlqehet shumë nga Perez që kërkon ta rindërtojë Realin mbi bazën e të rinjve të talentuar, siç Vinicius ka provuar të jetë një sukses këtë sezon. Por nuk janë vetëm Juve dhe Real, pasi për Zaniolon interes deri më tani kanë shprehur edhe Çelsi dhe PSG.

Të dyja për momentin duken disi më në distancë, por në krahun e tyre si një pikë të fortë kanë milionat. Çelsin me Abramoviç që kërkon të rikthehet të trofetë të Zaniolo shikon liderin e ri që bashkë me amerikanin Pulisiç do të rikthejnë “blutë” në kohërat e lavdishme. Ndërsa te PSG Zaniolo mund të ishte zëvendësuesi ideal i Marko Verratit. Ky i fundit kërkohet prej kohësh nga Barcelona dhe PSG mund ta lerë të largohet shumë lehtë nëse Zaniolo zbarkon në Paris.

Me gjithë këto ekipe jnë gjurmët e talentit 18-vjeç ar, Roma duhet të nxitojë. Kryeqytetasit kanë nisur procedurat për t’ia rinovuar kontratën, por duhet të nxitojnë nëse nuk dëshirojnë që të humbasin një diamant që po cilësohet si fenomeni i ri i futbollit italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë