Ditën e sotme vendi ynë është në ndikimin e masave ajrore të ngrohta mesdhetare të cilat kushtëzuan mot me diell, por dhe temperatura shumë të larta.
Sot në zonat malore termometri maksimal do të ngjitet deri në 25 gradë ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta vlerat do të luhaten nga 25 deri 28 gradë celsius.
Por duke nisur nga dita e mërkurë moti do të ndryshojë, sepse priten reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore për shkak të masave ajrore më të freskëta Atlantike. Do të ketë dhe rënie të temperaturave në orët e mesditës . Mot i pa qëndrueshëm me reshje shiu dhe temperaturat relativisht të ulëta do të na shoqëroje deri në fundjavë. Pra fundi i muajit por dhe fillimi i muajit Maj do të jetë me reshje shiu dhe temperatura relativisht të ulëta për stinën.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




