Një rrugë e re panoramike po ndërtohet rreth liqenit Garda në Itali. Pista e re e bicikletave do të jetë 140 km e gjatë dhe kalon në tre rajone Trentino, Lombardia dhe Veneto.
Rruga po ndërtohet rrëzë shkëmbinjve, që rrethojnë liqenin më të madh të Italisë dhe në disa vende prek edhe sipërfaqen e ujit. Ideuesit e rrugës duan t’u japin çiklistëve ndjesinë e fluturimit mbi liqen.
Rruga është ndërtuar për t’iu përshtatur çiklistëve të të gjitha niveleve dhe disa zona me më shumë shtigje mund të shmangen duke marrë një varkë në liqen. Shpresohet se pista do të zhvillojë industrinë e turizmit me biçikleta në vend dhe do të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve në fshatrat më pak të njohura rreth liqenit.
Me një pamje panoramike të pakrahasueshme, rruga pritet të bëhet funksionale deri në vitin 2021.
New method to detect falsified medicines
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.