Moti

Sot rriten sërish temperaturat

mot, i nxehte, pushues, det, lajmet gazetasi

Sot vendi ynë u ndikua nga afrimi gradual i masave ajrore të qëndrueshme të cilat sollën mot me diell gjatë bregdetit ndërsa në zonat malore dhe kodrinore pati vranësira. Temperaturat regjistruan vlera 15/31 gradë në veri 16/36 gradë në zonat e ulëta dhe 19/34 në bregdet. Që nga mëngjesi i së enjtes do të fillojnë të depërtojnë masa ajri të nxehta nga Afrika duke mbajtur mot me diell në të gjithë vendin. Temperaturat do të jenë me rritje kryesisht në mesditë, në zona malore 15/33 në zonën e ulët 17/37 dhe bregdet 20/34 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë