Kosova

Të djathtët në Serbi mblidhen në ‘mbështetje të serbëve në Kosovë’

Partitë e djathta opozitare në Serbi u mblodhën mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Kosova.

Tubimin e organizoi “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, me mbështetjen e partive të djathta, përfshirë edhe partitë opozitare parlamentare: Dveri dhe Zavetnici.

Në tubim dëgjoheshin këngë nacionaliste për Kosovën dhe ishte shpalosur pankarta: “Stop terrorit ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”.

Protestuesit valëvisnin flamuj të Serbisë dhe slogane “S’ka dorëzim”.

Ata kërkojnë lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës, të cilët Policia e Kosovës i ka identifikuar si organizatorë të incidenteve në atë zonë, gjatë muajit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë