Njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës janë vetëm 1.2% e të gjitha vdekjeve nga Covid-19 në Britaninë e Madhe në shtatë muajt e parë të këtij viti.
Shifrat, e publikuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), janë proklamuar si dëshmi e suksesit të programit të vaksinimit.
Shifrat tregojnë se në totalin prej 51,281 vdekjesh të përfshira nga Covid-19 në Angli midis 2 janarit dhe 2 korrikut, 38,964 ishin njerëz të pavaksinuar.
Age-standardised mortality rates for deaths involving #COVID19 are consistently lower for people who have received two vaccinations https://t.co/EkaAS1MNTT pic.twitter.com/3EpkfaNsOl
— Office for National Statistics (ONS) (@ONS) September 13, 2021
Nga vdekjet totale të lidhura me Covid, 458 (rreth 0.9%) ishin të atyre që ndërruan jetë 21 ditë pas dozës së dytë të vaksinës.
Vetëm 256 vdekje të tjera (0.5%) ishin të personave që ishin vaksinuar plotësisht dhe kishin rezultuar pozitiv 14 ditë pas dozës së tyre të dytë.
Asnjë vaksinë nuk është 100% efektive kundër Covid-19, ndaj dhe autoritetet shëndetësore e kanë bërë të qartë se priten edhe vdekje nga individë të vaksinuar.
Zyra e Shëndetit Publik në Angli (PHE) ka vlerësuar se efektiviteti i dy dozave kundër shtrimit në spital të infektuar nga varianti Delta – që aktualisht është me dominuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë rreth 94%.
Sidoqoftë, shifrat të hënën nënvizuan se rreziku i vdekjes që përfshin Covid-19 është vazhdimisht më i ulët për njerëzit që kanë marrë dy doza në krahasim me një dozë ose aspak të vaksinuar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.