Shendet

Të dhëna të reja tregojnë se sa vdekjeprurës është Covid-19 për të moshuarit

Gati 80% e vdekjeve që lidhen me koronavirusin në Europë ishin në mesin e njerëzve mbi 75

Gati 80% e vdekjeve të lidhura me Covid-19 në Europë kanë qenë mes njerëzve të moshës mbi 75 vjeç, një shifër impresionuese për qytetarët më të vjetër të rajonit që po formëson politikën e shëndetit publik ndërsa autoritetet e kanë hedhur vështrimin drejt vjeshtës dhe dimrit.

Qeveritë shpresojnë që sistemet e reja të sofistikuara për testimin e personave të infektuar, izolimin e tyre dhe gjetjen e kontakteve të tyre do të sjellin mbajtjen e virusit nën kontroll kur temperaturat të bien dhe moti të ftohet dhe jeta do të spostohet brenda në shtëpi nga daljet e verës.

Por ndërsa koston më të madhe të koronovirusit po e mbajnë mbi shpinë qytetarët më të vjetër të Europës, disa vende po hulumtojnë gjithashtu masa më të drejtpërdrejta dhe të fokusuara për të mbrojtur të moshuarit dhe grupet e tjera të cenueshme nga ky virus. Qëllimi është të shmanget përsëritjen e bllokimeve në të gjithë botën nëse virusi kthehet sërish zhurmshëm.

Më të vjetrit janë goditur më shumë

Vdekjet në mesin e europianëve të moshuar u rritën në prill, pas goditjes së pandemisë koronavirus, por mbeti e qëndrueshme në mesin e të rinjve.

"Unë nuk mendoj se dikush dëshiron të mbyllet më," tha Mark Woolhouse, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgh dhe anëtar i një paneli të ekspertëve shkencorë që këshillojnë qeverinë e SHBA-ve. "Strategjia e qartë për këtë është të mbrojë njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje."

Ardhja e koronavirusit të ri në Europë në fillim të vitit, shkaktoi një valë vdekjesh të mëdha – një numër më i madh se ai që normalisht pritej bazuar në statistikat precedente të të njëjtëve sezone në vitet parardhëse. Duke pasur parasysh vakumet në diagnostikimin e vdekjeve të lidhura me Covid-19 në fillim të shpërthimit, po ashtu edhe ndryshimet në regjistrimin e vdekjeve në të gjithë vendet, epidemiologët thonë se këto masa ofrojnë pamje më të qartë të bilancit të sëmundjes.

Një raport zyrtar i vdekjeve të lidhura me Covid-19 nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tregon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31 vende europiane me një popullsi të kombinuar mbi 500 milion në pak më shumë se 175,000. Numri i vdekjeve në SHBA, ku jetojnë 330 milion njerëz, arriti në 103,000 deri në mes të qershorit, me 60% të atyre mbi 75 vjeç.

Megjithatë, në 24 kombe - me një popullsi të kombinuar prej afro 350 milion njerëz - të ndjekur nga rrjeti Europian i Monitorimit të Vdekshmërisë, i njohur si EuroMOMO, kishte afro 175,000 vdekje ëm shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar nga marsi deri në maj. Kjo do të ishte gati 26% më shumë sesa pritej bazuar në një analizë të Wall Street Journal mbi të dhënat paraprake, duke sugjeruar që bilanci i vërtetë i pandemisë në të gjitha vendet është më i lartë se vlerësimi zyrtar.

Të dhënat paraprake të EuroMOMO deri në maj tregojnë se 78% e vdekjeve “të tepërta” (krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë), për të cilat specialistët thonë se janë të lidhura shumë me Covid-19, ishin midis europianëve të moshës 75 vjeç e lart.

Shtëpitë e të moshuarëve u dëshmuan një vend tërësisht i dobët. Në Suedi, Hollandë dhe Spanjë, të moshuarit e azileve dhe institucioneve të kujdesit afatgjatë përbëjnë afërsisht gjysmën e vdekjeve të lidhura me Covid-19. Në Belgjikë, institucionet e kujdesit për të moshuarit llogarisin pothuajse dy në tre vdekje të Covid-19 deri në mes të qershorit.

Vdekjet javore kanë qënë në nivele normale, tregon monitorimi i EuroMOMO, pasi bllokimet e rrepta dhe masa të tjera penguan transmetimin e virusit.

Grupmoshat më të reja përbëjnë një numër të vogël vdekjesh. Një studim mbi vdekjet, këtë vit deri në mesin e majit, tregoi se në shtatë vende përfshirë SHBA-të, me një popullsi të kombinuar prej 137 milion fëmijë dhe adoleshentë, vetëm 44 vdekje i atribuohen Covid-19, krahasuar me 1.056 nga lëndime të paqëllimta.

Kjo ndarje demografike - dhe kostoja e pashembullt ekonomike e bllokimit - ka inkurajuar shkencëtarët dhe hartuesit e politikave të mendojnë mënyra për të kufizuar përhapjen e sëmundjes që nuk përfshijnë kufizime në masë në jetën publike.

Qeveria italiane ka rekomanduar vaksinat e gripit sezonal për cilindo mbi moshën 60 vjeç dhe për fëmijët dhe autoritetet rajonale të shëndetit po mendojnë t'i bëjnë vaksinat em detyrim. Ideja është që të bëhet më i lehtë diagnostikimi i Covid-19 në mesin e të moshuarve duke lejuar mjekët të përjashtojnë gripin si një shkak të mundshëm të simptomave të tilla si ethet dhe kolla. Politikat kanë për qëllim po ashtu të  parandalojnë mbipopullimin nëpër spitale, ku sëmundja mund të përhapet.

Disa studime modelimi kanë sugjeruar të ashtuquajturin mbrojtje, ku të moshuarit dhe grupet e tjera në rrezik inkurajohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbështeten te ndihmësit për nevoja thelbësore për të kufizuar rrezikun e tyre nga infeksioni, mund të zvogëlohet në  këtë mënyrë përhapjen e sëmundjes dhe vdekshmëria. Ideja ka paralele në praktikën e "qetësimit" të porsalindurve nga infeksioni me sëmundje të rrezikshme të fëmijëve, duke imunizuar anëtarët e afërt të familjes.

Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Hollanda miratuan politika mbrojtëse të shkallëve të ndryshme gjatë fazave fillestare të shpërthimit. Në Britani, personat mbi të 70-at u këshilluan të qëndronin në shtëpi përpara se një bllokim mbarëkombëtar të hynte në fuqi në fund të marsit. Dy milion njerëz të tjerë u këshilluan të izolohen për shkak të kushteve serioze shëndetësore, siç është kanceri.

Avokatët e mbrojtjes, siç është Z. Woolhouse, thonë se për të qenë efektiv është thelbësore që ata që janë në kontakt të ngushtë me më të riskuarit të respektojnë masat më të rrepta të higjenës, të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktin me të tjerët dhe të testohen rregullisht për infeksion.

Skeptikët thonë se një kategori e tillë e gjerë që sipas kësaj politike të caktuar rrezikon koronavirusin, rrezikon të shqetësojë një gamë të gjerë njerëzish supozojmë mbi 70 vjeç, por që janë shumë të shëndetshëm. Dhe një burrë 55-vjeçar me probleme të rënda në mushkëri që rrezikon realisht nuk është në këtë kategori. Një strategji më e mirë do të ishte të mbështetesh në një grup më të gjerë faktorësh rreziku, tha Sarah Harper, profesore e gerontologjisë në Universitetin e Oksfordit.

"Ekziston një përqindje e vogël e popullatës sonë që ka gjendje të vazhdueshme, serioze shëndetësore pavarësisht nga mosha e tyre. Ekziston një argument që masat paraprake të veçanta mund të merren për ta, "tha ajo.

Disa vende që kohët e fundit u përpoqën të mbronin njerëzit e moshuar u përballën me rezistencën dhe hoqën dorë nga qasja e përgjithshme.

Një problem tjetër, thonë disa ekspertë të fushës së mjekësisë, është se mbrojtja e një grupi nënkupton lejimin e virusit të përhapet më lehtë në popullatën e mbetur. Kjo mund të inkurajojë pa dashje sjelljen më të rrezikshme, dhe megjithëse shumë të rinj mund të shërohen shpejt dhe plotësisht nga koronavirusi, të tjerë syresh jo.

Mjekët kanë raportuar një gamë shqetësuese të komplikimeve ndonjëherë serioze në raste të rralla, të tilla si dëmtimi i organeve dhe lodhja e zgjatur.

Burimi: Wall Street Journal/ Në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë