Te COVID1, mes familjarëve të shqetësuar dhe rregullave që nuk zbatohen
15:34 - 17 Shkurt 2021
“Po pres të më tregojnë si është mami. Ka disa ditë e shtruar këtu në spital dhe nuk mund të qëndroj në shtëpi. Vij rri gjithë ditën duke mbajtur kangjellat dhe në darkë iki. Flas me mjekët në telefon, edhe me të komunikoj por më duket sikur e lë vetëm nëse nuk vij këtu”.Elva është njëvajzë, që na prezantohet teksa del nga përtej kangjellave të vendosura përpara spitalit Covid 1, në Tiranë.