Ka ndodhur

Të akuzuar për vrasje dhe skemë mashtrimi, dy të ekstraduar nga Greqia dhe Italia

Gazeta Si – Një shqiptar dhe një italian, janë ekstraduar në Shqipëri këtë të enjte, respektivisht nga Greqia dhe Italia.

Shqiptari akuzohet për tentativë për vrasjeje, ndërsa italiani, për krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Përmes një njoftimi të policisë, bëhet e ditur se i ekstraduar nga Athina, është 40-vjeçari Bashkim Koçi, i lindur në Burrel.

Gjatë një konflikti në Burrel me një shtetas tjetër, ai e ka plagosur rëndë atë, në tentativë për ta vrarë.

Ndërkohë nga Italia është ekstraduar një 53-vjeçar, shtetasi Salvatore Cascino i cili akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare, ku kanë përfituar një shumë prej 20 765 411 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë