Nuk ka dyshim se të gjithë trupat janë të bukur, por për njerëzit që kanë plagë ose shenja të tjera, mund të jetë e vështirë të ndihen të bukur. Duke pasur parasysh këtë, një tatuatore nga Vietnami ka 10 vite që iu dedikohet vetëm tatuazheve në zona delikate të trupit ku ka plagë apo shenja.
Në vendin e saj, ka ende paragjykime rreth tatuazheve. Shumica e njerëzve mendojnë se tatuazhet janë një e keqe për shoqërinë dhe këtë e mendonin dhe njerëzit që shkonin në studion e saj deri në momentin që “prezantoheshin” me punën e saj.
“Shumica e klientëve janë të moshës 50 deri në 90 vjeç. Janë të gjithë njerëz të sjellshëm, të bukur nga i gjithë vendi dhe shpesh kaloj kohë duke biseduar me ta në mënyrë që të mund të ndajë, mësojë dhe dëgjojë përvojat e tyre interesante”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)













