Ekonomi

Tatimet pranojnë dështimin në mbledhjen e të ardhurave

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave do të tregonin se në muajin nëntor u derdhën në arkën e shtetit 306 milionë euro nga 359 milionë që ishin parashikuar në buxhet, tatimet konfirmojnë dhe pranojnë situatën.

Në total, mosrealizimi i të ardhurave për 11 mujorin do të rezultonte mbi 116 milionë euro krahasim me parashikimin.

Por, qeveria do të shtrëngonte në muajin nëntor edhe rimbursimin e TVSH-së për biznesin. Për 2019-ën qeveria premtoi se do të rimbursonte 13 milionë euro TVSH çdo muaj për biznesin.

Por në nëntor qeveria do ti shlyente biznesit vetëm 40% nga çfarë kishte parashikuar.
Po ashtu edhe investimet publike do të perfomonin ngjashëm.

Të dhënat e Financave për periudhën janar-nëntor do të tregonin se qeveria ka investuar në ekonomi mbi 125 milionë euro më pak se sa plani.

Në një konfrerencë për shtyp Drejtuesja e Tatimeve, Delina Imbrahimaj deklaroi se 2019-ta nuk ka qenë efiçent për arkën e tatimeve, por ia ka faturuar kryesisht ekonomisë së dobët në tërësi.

“Informaliteti duhet luftuar, ka hapësirë që plani të realizohet me rritjen e eficencës së administratës tatimore, por ka edhe elementë që lidhen me ecurinë e ekonomisë që ka performuar ngadalë”- u shpreh Ibrahimi.

Sipas saj, sektori i ndërtimit si në mbledhjen e të ardhurave, po ashtu edhe si sektor ka performuar ngadalë si rezultat i TAP-it.

Gjithashtu, tha Ibraimaj, sektorët e lidhur me konsumin kanë rezultuar me rritje, kurse ata në lidhje me investimin, ngadalësim. Edhe prodhimi ka shfaqur ngadalësim; energjia, karburantet. Kurse tregtia dhe shërbimi kanë shfaqur rritje.

“Plani operacional i këtij viti synon realizim më të mirë të të ardhurave. Kemi planifikuar plan operacional për TVSH-në duke shkuar drejt atyre subjekteve që kanë peshën më të madhe. Ne synojmë ta luftojmë duke u përqëndruar tek biznesi i madh, por me analiza risku dhe sjellje tatimpaguesi dhe në terren”- tha ajo duke shtuar se TVSH-ja vjen nga investimet.
Sipas Ibrahimaj, 70% e rimbursimit të TVSH i takon TAP-it dhe tatimpaguesëve të tjerë të mëdhenj. “Administrata ka krijuar këtë debi për të cilën synon shlyerjen deri në qershor 2021. Dhe pas kësaj nuk do të ketë më vonesa”- sqaroi drejtuesja e tatimeve në konferencën për të bërë publike planet e eficencës së institucionit për 2020-ën.

Ajo informoi se për skemat e mashtrimit është propozuar një drejtori e veçantë që do të kryejë procesin total nga kontrolli deri në hartimin e dosjeve për tu çuar në prokurori. E kemi pasur të vështirë të mblidhnim indormacione pas shkuarjes së dosjes në prokurori për çështje sekreti. Tani do të funskionojë ndryshe”- tha Ibrahimaj.

Për luftën kundër informalitetit drejtoresha e tatimeve tha se çdo inspektor që do të dalë për vizita në terren do të paiset me një tabletë (GPS) e cila do të gjurmojë vendodhjen e tyre , por edhe automatizimin e vendosjes së penaliteteve. Kjo paisje do të garantojë çdo të dhënë për inspektorin si; vendodhjen, kohëzgjatjen e vizitës, penalitetin dhe sjelljen e inspektorit.

Për Ibrahimin kjo mënyrë do të sjellë efiçencë në evidentimin e penaliteteve dhe kontrollin e akteve të parregullta të inspektoreve.

Edhe për kontrollet e thelluara, tha ajo, do të kenë GPS, inspektorët do të jenë të detyruar të deklarojnë kontrollin në sistem në mënyrë automatike.

Eksperimenti do të nisë fillimisht në sektorin e hidrokarbureve dhe produktet e akcizës.
Po ashtu Ibrahimaj tha se është parashikuar për këtë vit edhe vendosja e sondave në pikat e karburanteve, makinave, për gjurmueshmërinë e lëngut që nga importi deri tek konsumatori fundor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë