Ushqim

TasteAtlas: Kuzhina shqiptare në vend të 68 nga 95 vende, e fundit në rajon. Kryeson Italia e ndjekur nga Greqia

Ushqimet e preferuara shqiptare janë qoftet e shtëpisë, flija, tava e kosit, fërgesa...

Gazeta Si - “TasteAtlas”, një udhëzues që mbledh komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor për të renditur pjatat dhe recetat autentike të vendeve të ndryshme.

Në renditjen “Kuzhinat më të mira për vitin 2022”. TasteAtlas e rendit kuzhinën shqiptare në vendin e 68 në botë mes 95 vendeve të marra në analizë për vitin 2022. E vlerësuar me yje, kuzhina shqiptare ka marrë 3.91 yje.

Ndërkohë në vend të parë renditet Italia me 4.72 yje, e ndjekur nga kuzhina greke që vlerësohet me 4.69 yje dhe ajo spanjolle me 4.59 yje.

5 vendet e para plotësohen nga kuzhina japoneze dhe kuzhina indiane.

TasteAtlas është një ndër portalet më të preferuara të vizitorëve anembanë botës ku marrin dhe japin sugjerime mbi ushqimet e vendeve të ndryshme si dhe restorantet ku mund të gjenden ato ushqime, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

TasteAtlas shkruan se ushqimet më të vlerësuara shqiptare janë qoftet e shtëpisë që zënë vendin e parë, ndjekur nga flija, tava e kosit, fërgesa e Tiranës, shapkáti nga Gjirokastra, petullat, qumështori, ballokume Elbasani, fasule jahni dhe paçe koke.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në fund të tyre. Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut renditen në vend të 25-të, 38-të dhe 59-të. Ndërkohë, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë në listë pasi sipas vlerësimeve të ekspertëve dhe turistëve nuk kanë artikuj mjaftueshëm sa për t’u vlerësuar.

Në vend të fundit renditen kuzhina marokene dhe norvegjeze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë