Ekonomi

Tarifat ndaj Serbisë, hakmarrja e vonuar e Kosovës

Sabina Veizaj - Tarifat hakmarrëse për çështje kombëtare pas SHBA-ve, prekin edhe Ballkanin. Produktet si qumështi dhe nënproduktet e qumështit, mollët, produktet higjenike, tekstilet, mielli, materialet ndërtimore, biskotat e ëmbla, lëngjet, medikamentet, uji, alkooli, produktet e duhanit dhe makineritë që  importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina me vendim të  Kë shillit të  Ministrave të  Kosovë s të  ditës së  martë  do të  kenë  tarifë  10%.

Me qeverinë  në  këtë  vendim është  rreshtuar edhe Oda Ekonomike e Kosovë .

Kreu i saj Berat Rukiqi në  një  bisedë  telefonike me gazetën “si” është  shprehur se ky ë shtë  një  vendim i diskutuar dhe propozuar prej kohë sh duke parë  një  rezistencë  nga ana e Serbisë  në  mosrespektimin e marrëveshjes së  energjisë  dhe për shumë  arsye të  tjera.

“Ky vendim adreson obskuritetin e Serbisë  në  shumë  cë shtje politike dhe ekonomike në  të  cilat Kosova po kalon. Një  taksë  e tillë  ndikon në  konkurueshmë rinë  e produkteve serbe në  tregun e Kosovë s. Nuk parashikojmë dot me saktësi efektet, megjithatë kjo ë shtë  një  lloj forme që  nuk ë shtë  e panjohur edhe për vendet e tjera pë r të  rritur presionin nga brenda në  Serbi që  të  jetë  konstruktive së  paku në  ato marrëveshje që  kemi nënshkruar.”- u shpreh kreu i Odës Ekonomike të  Kosovës.

Sipas tij, Bosnja dhe Serbia janë  penguesit më  të  mëdhenj në  rajon në  kuptimin politik dhe janë  vendet e vetme që  nuk e njohin Kosovë n në  rajon. “Nuk është  se është  një  taksë  vetëm pë r njohjen, por edhe pë r të  adresuar çështje të  tjera.”

Rukiqi shpjegoi se Kosovës i duhet një  orientim për tregjet, sepse nuk  mund të  prodhojë  gjithçka. “Dhe ne duam të  orientohemi drejt vendeve që  kanë  një  qasje pozitive ndaj Kosovë s, në  mesin e tyre është  edhe Shqipë ria. Por edhe me të  ka shumë  barriera që  nuk po kalohen lehtë  dhe nuk ka vullnet politik që  të  kalohen.”

Rukiqi tha se ë shtë  bë rë  një  takim paraprak pë r tu përgatitur për mbledhjen e pë rbashkë t të  dy qeverive (Shqipë ri-Kosovë ) dhe është  diskutuar shumë  pë r barrierat jo tarifore pë r që  mund të  adresohen, por problemi për të  qëndron tek zgjidhja, jo vetëm tek adresimi.

“Për shembull, rasti i taksës së  rrugës, po bëhet një  barrierë  sepse rrit koston e transportit. Është  bërë  një  zbritje e cila nuk mund të  shfrytëzohet sepse është  vetëm në  letër, vonesat në  kufi, skanerat, kostot shtesë  në  dokumentacion, mosnjohja e certifikatave sanitare, etj.”- thotë ai.

Sipas Rukiçit vendimi është  i drejtë  dhe qeveria e Kosovë s nuk duhet të  tërhiqet, pasi  sipas tij ka raste më  të  rë nda të  shkeljes së  marrëveshjes së  Ceftas dhe BE nuk ka reaguar. “Besoj se reagimet e BE-së  duhet të  jenë  më  të  balancuara edhe në  lidhje me vendet e tjera që  pë r arsye politike e kanë  shkelur CEFTA-n si Serbia edhe Bosnja.”

Vendimi pë r tarifën e produkteve të  importit nga Serbia dhe Bosnja

Qeveria e Kosovës ka vendosur ditën e martë   tarifë  10% në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në mbledhjen e qeverisë të  së  martë s, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i propozoi kabinetit qeveritar vendosjen e masës prej 10 % për disa produkte që prodhohen në këto dy shtete.

Shala tha se nga kjo masë përjashtohen produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Sipas ministrit Shala, kjo masë vendoset për qumështin dhe produktet e qumështit, uji, biskotat, materialet ndërtimore dhe lëngjet e prodhuara në këto dy shtete.

Zëvendës Kryeministri Enver Hoxhaj, gjatë   mbledhjes u shpreh edhe për aspektin politik të kësaj mase të vendosur.

“Serbia po shpërndan shuma të mëdha parash që ta dëmtojë shtetin e Kosovës dhe një pjesë e madhe e këtyre parave vijnë nga tregtia me shtetin tonë. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj sjelljeve destruktive të Serbisë . Besoj që që nga sot edhe valixhja e Ivica Daçiqit prej sot do të jetë më e vogël dhe më e hollë për të punuar kundër Kosovës”, tha Enver Hoxhaj.

Ndërkohë që Maja Kocijancic në një përgjigje, ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për vendimin e marrë  nga Qeveria e Kosovë s për tarifën e 10 për qindëshit për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Bashkimi Europian, kërkon sqarim urgjent për vendimin e papritur të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksave të importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, tha Kocijancic.

Por Qeveria e Kosovës nuk po e merr parasysh kërkesën urgjente të BE-së karshi saj.

Në një përgjigje për lajmi.net zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, tha se Qeveria nuk e ka në plan të tërheq vendimin e marrë për masën tarifore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është vendim që vie pas rrethanave politike dhe ekonomike në vend.”, ka thënë ajo.

Më pas në përgjigje thuhet: “Qeveria e Republikës së Kosovës ka kompetenca për të marrë vendime të tilla dhe masa të ngjashme, janë praktikë edhe në vende të tjera për të mbrojtur ekonominë e vendit. Nuk ka plan për tërheqje të vendimit.”

Marrë veshja Kosovë -Serbi për enrgjinë

Marrëveshja për Energjinë, e arritur në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk po zbatohet ende. Si pasojë e moszbatimit të  saj shteti humb miliona euro brenda vitit.

Pala serbe ende nuk ka shprehur interesim për të aplikuar për operatorin e ri energjetik në Kosovë, ashtu edhe si parashikohet në  Marrëveshjen për Energjinë.

Me miliona euro energji elektrike, e cila shpenzohet nga serbët në pjesën veriore të Kosovës, vazhdon t’u faturohet qytetarëve të tjerë që paguajnë në  më nyrë  të  rregullt faturat e energjisë elektrike, pasi pala serbe vazhdon të mos i paguajë faturat e energjisë.

Gjithashtu, në  bazë  të   marrëveshjes në  fjalë  është parashikuar  të eleminohen operatorët ilegalë serbë, të cilët operojnë në Kosovë si dhe me këtë marrëveshje parashikohet vendosja e kufirit elektrik në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Edhe përfaqësues të Qeverisë kanë deklaruar se moszbatimi i kësaj marrëveshjeje po i shkakton dëm të madh vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë