Futboll

Tare prezanton Romanjolin dhe Vesinon: Kemi kënaqur trajnerin!

Gazeta Si - Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka folur në një konferencë shtypi, ku u prezantuan Alesio Romanjoli dhe Matias Vesino, dy nga blerjet e fundit. Ai ishte bashkë me presidentin Lotito në këtë prezantim.

"Është kënaqësi të prezantoj Romanjolin. Është ëndrra që ai kishte që fëmijë si tifoz i Lacios. Për shumë vite e ka mbajtur në sirtar këtë ëndërr. Jemi takuar në stadiume të ndryshme, po numëronim vitet deri në skedencën e kontratës së tij.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios. Gazeta Si, 3 gusht 2022

Është një mbrojtës me shumë eksperiencë, kapiten i Milanit. Do të jetë shumë i rëndësishëm për ne brenda dhe jashtë fushe. Kurse Vesino ishte një kërkesë e rëndësishme e bërë nga trajneri Sarri.

Një lojtar që na duhej, sepse kishim nevojë në mesfushë. Kemi kënaqur trajnerin me një lojtar me vlera. Ka një eksperiencë të gjatë edhe në nivelin ndërkombëtar”, - ka theksuar Igli Tare në konferencë shtypi.

Kujtojmë që pak kohë më parë pati një përplasje mes Tares dhe trajnerit Sarri, madje edhe me presidentin Lotito. Tani situata është qetësuar dhe Lacio ka bërë afrime të rëndësishme në merkato.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë