Komunitet

Tani mund të kërkoni azil nëse prekeni nga ndryshimet klimaterike

Të gjithë qytetarët që u dëmtohet prona apo ndjejnë se jeta e tyre është në rrezik për shkak të ndryshimeve klimaterike, mund të kërkojnë azil në një vend tjetër.

Ky ka qënë urdhri i fundit i Kombeve të Bashkuara për të gjitha vendet anëatare të kësaj organizate, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Vendimi, i cili u nxit për shkak të zjarreve të furishme në Australi, ka shkaktuar jo pak shqetësime në mesin e fuqive botërore, për shkak se mund t’u hapë derën radhëve të gjata të refugjatëve nga e gjithë bota.

Paneli drejtues i OKB-së vendosi se asnjë vend anëtar nuk mund t’u mohojë azilin refugjatëve që ikin nga efektet e krizës klimatike dhe nuk mund t’i detyrojë të kthehen në shtëpi.

Vendimi erdhi ndërkohë që Komiteti i OKB për të Drejtat e Njeriut po merrte një gjykim për rastin e Ioane Teitiota, i cili bëri kërkesë për azil Zelanda e Re pasi pretendoi se jeta e tij ishte në rrezik në vendin e tij të Kiribati. Ishulli i Paqësorit rrezikon të bëhet vendi i parë që mund zhduket nën ngritjen e niveleve të detit, për shkak të rritje së nivelit të oqeanit.

Komiteti vendosi kundër Teitiotas, duke thënë se jeta e tij nuk ishte në rrezik të menjëhershëm, por njoftoi se asnjë vend mund të shkelin të drejtat ndërkombëtare të njerëzve dhe t’i detyrojnë të kthehen në vendet e tyre, ku ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim të madh dhe u kërcëon jetën apo pronën.

“CNN” shkruan se vendimi do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në demografimë e botës, dekadat e ardhme, pasi numri i njerëzve të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkaka të ndryshimit të klimës pritet të rritet.

Thatësirat, tharja e korrave, përmbytjet dhe rritja e nivelit të detit pritet të detyrojnë dhjetëra miliona njerëz të zhvendosen në zona të tjera në vitet e ardhshme. Një studim i vitit 2018 nga Banka Botërore zbuloi se 143 milion njerëz në të gjithë Azinë e Jugut, Afrikën Sub-Sahariane dhe Amerikën Latine janë në rrezik .

OKB përmendi nenet 6 dhe 7 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, të cilat sigurojnë të drejtën e qenësishme të jetës së një individi.

"Duke pasur parasysh se një vend i tërë mund të jetë duke u zhytur nën ujë, kushtet e jetës në një vend të tillë mund të bëhen të papajtueshme me të drejtën e jetës me dinjitet," shtoi vendimi i tij.

Raporti pretendon se, për shkak të erozionit bregdetar dhe ndotjes së ujërave të ëmbla, Kiribati mund të bëhet i pabanueshëm që në vitin 2050. Por përmbytjet nuk janë pasoja kryesore e ndryshimeve klimaterike, pasi sic e treguan edhe zjarret në Australi, njerëzit po përballen me temperatura ekstreme.Por cilat janë efektet e prekshme të ndryshimeve klimaterike në Shqipëri?

Thatësira
Vitet e ardshme pritet të ketë më shumë thatësira, sepse temperaturat e larta sot çojnë në avullimin më të shpejtë të ujit sipërfaqësor. Ky fenomen nënkupton më pak borë dhe breshër, pasi do të bjerë më shumë shi i lehtë. Statistikat e ndryshimeve klimatike, të përgatitura për Shqipërinë, flasin për një rritje të temperaturës vjetore prej 1°C, 1.8°C, 3.6°C dhe reduktim të sasisë së reshjeve 3.8%, 6.1%, 12.5% për të njëjtat horizonte kohore. Në bazë të të dhënave, pritet që stina e dimrit të jetë më e butë dhe ajo e verës më e nxehtë dhe më e thatë.

Zjarret
Temperaturat e larta dhe thatësira në disa vende do të ndihmojnë përhapjen e zjarreve dhe do të zgjasin sezonin e tyre, duke shkaktuar zhdukjen e pyjeve. Në vendin tonë, janë prerë hektarë të tëra me pyje dhe nuk është marrë asnjë masë kundër keqbërësve apo për zëvendësimin e tyre. Pyjet, jo më kot, janë mushkëritë për pastrimin e ambientit. Pavarësisht se Shqipëria vlerësohet nga institutet ndërkombëtare si një vend i dekarbonizuar, për shkak të mbylljes së industrive të vjetra metalurgjike dhe mos shkarkimit të gazrave në atmosferë, pyjet janë dëmtuar dhe qeveritë nuk kanë kryer investime afatgjata në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit. Temperaturat vazhdojnë të mbeten 2 gradë celsius më të larta edhe tani në muajin tetor, ndërsa reshjet e zakonshme për stinën e vjeshtës janë ende larg.

Përhapja e gjerë e disa sëmundjeve
Një nga përfitimet e jetesës në një klimë të ftohtë është se dimri vret insektet, si mizat ashtu edhe mushkonjat. Ndërsa kur temperaturat janë të ngrohta, mjedisi bëhet habitat i insekteve. Dhe për këtë arsye, sëmundjet që më parë i shihnim vetëm në vendet tropikale tashmë do të bëhen të zakonshme në të gjitha vendet. Rritja e temperaturave do lejojë që ato të mbijetojnë dhe në rajonet ku më parë nuk ekzistonin. Disa nga sëmundjet që mund të shkaktohen nga ndryshimi i klimës janë:
-Astma, alergjitë e frymëmarrjes dhe sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
-Kancer
-Sëmundje dhe goditje kardiovaskulare
-Sëmundjet që lidhen me ushqimin dhe të ushqyerit
-Shëndeti mendor dhe çrregullime të lidhura me stresin
-Sëmundjet dhe çrregullimet neurologjike
Rritja e lagështirës në atmosferë.
Një nga gjërat më të çuditshme në lidhje më ndryshimet klimaterike është se efektet priten të jenë rrënjësisht të ndryshme në vende të ndryshme. Vendet që janë më të thata pritet të jenë më të lagështa. Dhe nëse ajri është i ngrohtë dhe mban shumë lagështi, atëherë do të bien më shumë reshje në formën e breshërit dhe të dëborës në tokë.

Temperaturat e ngrohta
Gjatë 2018 në vendin tonë u përmbyten qytete si Durrësi, Fushë-Kruja për shkak të lagështirës atmosferike, e cila ndihmohet nga temperaturat e larta. Rritja e reshjeve shtoi përmbytjet duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Rritja e niveleve të detit
Rreziku i përmbytjeve gjithashtu vjen dhe nga rritja e nivelit të detit. Qyteti i Durrësit dhe i Vlorës, tashmë përmbyten më shpejt se në vitet e kaluara. Rritja e nivelit të detit është kryesisht nga temperaturat e ngrohta të oqeanit. Përveç shtimin të sasisë së ujit nga shkrirja e pandalshme e akujnajave në pole, uji ngrohet dhe zgjerohet duke rritur volumin e tij. Një rritje në volumin e oqeanit nënkupton nivel të larta të detit. Kombinimi i reshjeve të mëdha të stuhive dhe niveleve të larta të detit është arsyeja pse efektet e stuhive të mëdha do të vazhdojnë të jenë dramatike.

Ndërrime në habitatin e detit
Një efekt tjetër i ujit të ngrohtë të oqeanit është se ndikon shumë në jetën e gjallesave të detit. Qeveria nuk ka ende plane të mirëfillta për mbrojtjen e bregdetit. Është e dukshme veprimtaria shkatërruese në bregdetin tonë. Shembull i qartë i tërheqjes së tokës në favor të detit është në bregdetin e plazhit të Semanit, ku brenda disa viteve janë mbuluar nga uji i detit shumë hektarë tokë. Për këto probleme kërkohet të merren masa urgjente për studimin dhe zgjidhjen e kësaj situate

Më shumë dete me acid
Dioksidi i karbonit, gazi më i zakonshëm me efekt serrë, nuk përfundon vetëm në atmosferë. Detet në vendin tonë gjithashtu absorbojnë shumë dioksid karboni që prodhohet nga lëndët djegëse fosile dhe kjo bën që në ujin e deteve të ketë acid. Ky acidifikim ka një efekt negativ për gjallesat detare fillimisht dhe më pas te njerëzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë