Media Galeri

Tani jepet një Kupë Bote në lojën me tollumbace

Të gjithë kanë luajtur me tollumbace një lojë që ka vetëm një rregull: Mos ta lësh të prekë tokën dhe tani kjo ka Kupën e Botës, zyrtarisht.

Po, tashmë ekziston dhe “Kupa e Botës me Tollumbace”.

Turneu i parë, i organizuar nga Barcelona dhe ish-qendërmbrojtësi spanjoll Gerard Piqué u zhvillua të enjten në Tarragona, Spanjë, me Francesco de la Cruz që doli kampjoni i parë botëror i tullumbaceve.

Turneu u zhvillua në një fushë 8mx8m, ku kishte mobilje të dhomës së ndenjes dhe një makinë të vogël si pengesa.

“Ishte mirë, është një gjë krejtësisht e ndryshme. Ndonjëherë njerëzit duhet të dalin nga zona e rehatisë dhe të provojnë diçka të re”, tha Pique.

Turneu u frymëzua nga një seri videosh virale nga familja Arrendondo në Oregon, SHBA, ku vëllezërit Antonio, Diego dhe Isabel luajtën lojën gjatë izolimit të Covid-19 dhe postuan video në Tik-Tok.

Antonio dhe Diego janë bashkuar për të marrë pjesë në Kupën e Botës me ekipe nga 32 vende.

“Ne e luanim këtë lojë kur ishim fëmijë dhe në fillim të karantinës menduam ta rikthejmë”, tha Antonio.

Ai tregon se në fillim ziheshin me njëri-tjetrin sepse nuk e kuptonin kujt i binte i fundit tollumbaci në tokë dhe prandaj filluan të bënin video për ta parë më mirë.

“Një natë thashë ok, do postoj në TikTok një nga videot dhe kur u zgjova të nesërmen në mëngjes, ishte krejtësisht virale, një milion pëlqime. Pastaj vendosa të vazhdoj të luaj derisa një nga raundet tërhoqi vëmendjen e Pique”, thotë Antonio.

Në finale dolën De La Cruz dhe Jordan Spieth nga Gjermania ku De La Cruz fitoi 6-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë