Futboll

Talentet e shekullit të ri, 10 futbollistët që po mahnitin botën

Futbolli sa vjen dhe bëhet më komercial dhe janë më të mëdha shanset për talentet e rinj që me një ose dy sezone të shpërthejnë dhe të kapin majat e suksesit. Për më shumë se 10 vjet futbolli dominohet nga binomi Ronaldo-Mesi, që kanë fituar çdo gjë me klubet e tyre dhe në planin individual.

Por dalëngadalë ka filluar të formohet një gjeneratë e re futbollistësh që po bëhen gati të marrin stafetën dhe të dominojnë këtë sport në dekadën e ardhshme. Në një shkrim të gazetës italiane, “Gazzetta Dello Sport” liston 10 futbollistët më të mirë që kanë lindur pas vitit 2000, duke i cilësuar ata si talentet e shekullit të ri, që sot vlejnë disa dhjetëra milionë euro.

Lista fillon me supertalentin e Borusias së Dortmundit, Xhadon Sanço. 19-vjeçari që po shkëlqen me Borusian këtë sezon, ku ka shënuar shumë gola dhe tashmë vlen 80 milionë euro në merkato.

I dyti në listë dhe që vlen po 80 milionë euro është Vinicius Zhunjor. Braziliani që kaloi verën e shkuar te Real Madrid i ka tejkaluar pritshmëritë dhe ka zënë një vend titullar në disa ndeshje me “Los Blancos”.

Në vendin e tretë të kësaj liste është Fil Foden. Talenti anglez ka marrë disa minuta aktivizimi me Mançester Sitin dhe kampionët britanik kanë shpresa të mëdha tek ai.

Vendin e katërt është sërish një futbollist anglez, por që ka shpërthyer të Çelesi. Hudson-Odoi që në fillimin e sezonit nuk pëlqehej nga Çelsi dhe projektohej një largim në janar, shpërtheu gjatë muajve dhjetor janar dhe tashmë është një nga xhevahiret e ekipit të Mauricio Sarrit. Vlera e tij më merkato i ka kaluar 50 milionë euro.

Në vendin e pestë të kësaj renditje Rajan Sasenjon që aktivizohet me Fulhemin. Edhe pse ekipi i tij nuk është në majat e futbollit britanik, Sasenjon konsiderohet si një nga talentet më të mirë dhe që shumë shpejt do e shikojmë në një nga ekipe e mëdha të futbollit europian.

Dominimin anglez në këtë listë e rivalizon vetëm Brazili. Në vendin e gjashtë është talenti i Santos, Linkoln Korrea dos Santos. Për të janë të interesuara ekipet më të mëdha të Europës dhe vlera e tij deri në këto momente llogaritet në 50 milionë euro.

Edhe në vendin e shtatë është një tjetër brazilian. Mesfushori Paulinjo i Bajernit të Leverkusenit që me performancat e mira këtë sezon e ka çuar vlerën e tij në merkato në 45 milionë euro.

I teti është një talent prej të cilit pritej edhe më shumë. Timoti Ueah, djali i legjendës Xhorxh Ueah luan me PSG dhe tashmë vlen 20 milionë euro.

Dhe i fundit në këtë listë është spanjolli Lainez. Sulmuesi i Real Betis këtë sezon ka qenë një titullar stabël me ekipin që po lufton për një vend në Europa League dhe në sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do e shohim në një prej ekipeve më të mëdha në Europë. Vlera e tij është 20 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë