Kosova

Takimi për dinarin, Lajçak: Kapërcyem disa mospajtime por do vazhdojmë bisedimet

Nga Gazeta 'Si'- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë afruar dallimet midis dy propozimeve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit, porse diskutimet do të vazhdojnë.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në Bruksel të enjten, në përpjekje për të gjetur zgjidhje sa i përket Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, më të cilën ndalohet përdorimi i dinarit.

Lajçak ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë së shpejti në idetë e BE-së për kompromis.

“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së. I kemi afruar dallimet midis propozimeve të dy palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak në “X”.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se janë pajtuar me propozimin e Lajçakut për këtë çështje. Por sipas tij, Serbia ka kërkuar kohë shtesë. Ka paralajmëruar se takimi i radhës do të mbahet pas dy javëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë