Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek, në zyrën e tij në selinë blu.
Temë kryesore e takimit ishin zgjedhjet e 25 Prillit në një kohë kur PD-ja zyrtarisht ende nuk e ka thënë fjalën e saj, dhe në anën tjetër kemi një raport paraprak të OSBE-ODIHR që vlerëson zgjedhjet për rregullsinë e mbarëvajtjes, por ka kërkuar në të njëjtën kohë që akuzat për shit-blerje të votës të hetohen.
Lulzim Basha ka bërë vetëm një dalje publike qysh prej mbarimit të zgjedhjeve, duke lënë të hapur të gjitha obsionet dhe duke mos qartësuar asnjërën prej tyre se cfarë do të bëjë PD-ja në vijim.
E vetmja deklaratë që mbahet mend prej tij është se zgjedhjet ishin masakër elektorale
Deri më tani kemi vetëm deklarata të shkëputura nga kandidatë për deputetët të PD-së se zgjedhjet u vodhën, duke u kujdesuar më shumë që të komentojnë zërat kritike brenda partisë kundër Bashës sesa vijën politike që do të ndjekë PD.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.