Futboll

Takim në kryeministri për finalen e majit, Duka dhe inspektorët e UEFA-s duan siguri

Shqipëria do të organizojë për herë të parë finalen e një kompeticioni europian për klubet në muajin maj. UEFA i ka besuar finalen e Ligës së Konferencës në edicionin e parë të këtij kompeticioni, por nga ana tjetër qeveria e futbollit europian kërkon garanci të plotë për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndseshjes, një hallkë ku futbolli ynë vazhdonë të çalojë.

Trazirat në ndeshjet e fundit kombëtare dhe ndërkombëtare e kanë vënë në lëvizje UEFA-n, që kërkon t’i paraprijë situatës dhe këto ditë në Tiranë ndodhet një përfaqësi inspektorësh të saj. Ata ndoqën nga afër ndeshjen Tirana-Vllaznia, ku pati jo pak probleme, siç ndodhi në derbin Tirana-Partizani, apo edhe në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Nga takimi i sotem ne kryeministri. Gazeta Si, 18 janar 2022

Përfaqësia e UEFA-s dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë zhvilluar sot në Tiranë një takim në kryeministri në lidhje me përgatitjet për organizimin finales së Ligës së Konferencës në “Air Albania” më 25 maj. Në takim ishin të pranishëm drejtues të lartë të institucioneve të qeverisë qendrore dhe vendore, si sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano etj.

Diskutimi mes palëve kishte të bënte me sigurinë, kapacitetet akomoduese aeroportuale, transportin publik në tërësi dhe sidomos atë Rinas-Tiranë, dhe me sigurinë patjetër. Presidenti Duka garantoi se po merren masat për organizimin e një eventi historic, ndërkohë që kërkoi nga autoritetet që të garantojnë pjesën e tyre.

Nga sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, u tha se qeveria do të japë gjithë mbështetjen për organizimin e eventit në nivelin që përfaqëson, kurse Gledis Nano theksoi se angazhimi do jetë maksimal për rendin dhe sigurinë e çdo tifozi dhe vizitori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë