Politike

Tabaku: S’kam dijeni për firma kundër Alibeajt, PD s’duhet të arrinte këtu

Jorida Tabaku deklaroi të enjten se ajo nuk është thirrur në asnjë mbledhje për të përjashtuar apo edhe shkarkuar dikë duke iu referuar nismës për largimin e Alibeajt nga kryesimi i grupit e po aq përjashtimin e këtij të fundit të katër deputetëve.

“Unë kam vetëm një qëllim në parlament dhe përpiqem që ta transmetoj, këtë kam dhe në Partinë Demokratike; Ta bëjmë PD forcë fituese! Ta bëjmë PD alternativë! Të merremi me shqetësimet që kanë qytetarët, pasi për mua është e papranueshme që sot opozita është më pak e besueshme se sa qeveria. Unë për këtë do të punoj përditë, që të kemi një qëllim kryesor; fitoren e partisë Demokratike. Do të punoj çdo ditë që t’i flasim njerëzve, t’i flasim qytetarëve. Dhe do të punojë çdo ditë që kjo të ndodhë sa më shpejtë.

Nuk mendoj dhe nuk kam menduar asnjëherë që PD duhet të arrinte në këtë pikë. Ka një kryetar grupi që në të mirë dhe në të keq e ka ushtruar funksionin e tij. Mënyra se si bashkohet PD është duke mos e copëzuar atë, por është duke qenë të gjithë bashkë edhe duke dalë me kandidat të përbashkët në këto zgjedhje lokale”, tha Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë