Politike

Alibeaj apo Berisha me logon e PD në zgjedhje? Celibashi: Nuk vendos unë por gjykata, deri tani njihet Alibeaj

Dilema kryesore që lidhet me zgjedhjet e ardhshme lokale është se cila palë në PD do të dalë me logon dhe vulën e partisë, edhe pse për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi gjithçka është e qartë. Atë duhet ta vendosë gjykata.   

“Ka një forcë politike që e ka emrin PD. Deri në momentin që ne flasim është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime edhe me Ivi Kason. Ne do vlerësojmë legjitimitetin që do të sjellë dokumentacion në KQZ. Në kuptimin që është apo ky person me tagrin për të sjellë në emër të PD-së.

Sot është përfaqësuesi i PD-së në KQZ, janë përfaqësues Logu dhe Sefa. Do jenë këto në vijim nuk e them dot por autorizimi që ato kanë është në përputhje me Kodin Zgjedhor. Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që paraqet kërkesën dhe ky legjitimitet merret nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Kjo është një çështje që nuk e vendos KQZ. Këtë nuk e vendos KQZ është një institucion tjetër” u shpreh Celibashi. Marash Logu dhe Indrit Sefa janë përfaqësuesit e Alibeajt, ky i fundit në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD, kur Basha dha dorëheqjen.

Gjithë debati do të jetë nëse nuk vendos gjykata deri më 14 maj për këtë çështje. E nëse jo, ai që është i regjistruar në gjykatë ende është Lulzim Basha si kryetar edhe pse ka qenë dorëheqjen prej një viti.  

Ndërkohë, KQZ po vijon punën e saj administrative lidhur me zgjedhjet, siç është edhe shorti i hedhur ne KQZ për kryesimin e KZAZ-ve

Partia Socialiste do të ketë kryetarin në të gjitha KZAZ-të me numër çift, në atë me numër tek do të drejtojë Partia Demokratike.

Anëtarët e KZAZ-ve do të propozohen sipas rezultateve që morën në zgjedhjet e fundit partitë, që konkretisht janë: 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë. Anëtari i Shtatë, zgjidhet me short mes PD e PS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë