Politike

Tabaku: Rama dështoi me detyrimet e prapambetura, zgjidhja që ofron PD

Jorida Tabaku tha përmes një analize të saj në Facebook, se Rama dhe qeveria që ai drejton ka grumbulluar borxhe ndaj biznesit në shumën  70 mld lekë ndërsa paralajmëron se do të rrisë shpenzimet në infrastrukturë si vit elektoral.

“Historia e detyrimeve të prapambetura që fshihen nga qeveria për t’u evidentuar sa nga FMN dhe nga KLSH.

Në vitin 2018 detyrimet e prapambetura sipas raportit zyrtar të KLSH ishin 60.3 mld lekë ndërkohë që gjasat janë që detyrimet reale për 2019 do jenë edhe më të larta.

Për vit, sjellja e qeverisë që manipulon dhe fsheh borxhin kanë treguar që Shqipëria ka një borxh real më të madh se sa ajo që pohon qeveria.

Rritja e detyrimeve të prapambetura, që është kthyer në gangrenë, dëshmon se  qeveria nuk ka një vizion të qëndrueshëm ekonomik”, shkruan ajo.

Sipas saj, vendi ka nevojë për frymëmarrje, ekonomia ka nevojë për politika të reja fiskale. Por si?

“Taksa 9% për të punësuarit, heqja e tarifave të tepërta dhe përgjysmimi i lejeve dhe licencave janë vetëm një hap i asaj çfarë ne si PD dhe opozitë ofrojmë.

Prioritet për qeverisjen tonë nesër do të jenë edhe disbursimet e TVSH-së, Shqipëria nuk do të jetë më kampionia e detyrimeve të prapambetura dhe sistemi nuk do të jetë më alibia e askujt”, sqaroi ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë