Politike

Tabaku: 10 kompani përfituan 2 mld lekë apo 50% të totalit të kredive

Jorida Tabaku tha përmes një konference për shtyp se, “nën presionin e një krizë të dyfishtë ekonomiko-shëndetësore, Rama vijon të kujdeset vetëm për 10 oligarkët e tij”.

“Kreditë e miratuara nga bankat e nivelit të dytë, si pasojë e Fondit të Garancisë Sovrane kapin vlerën e 3.9 miliardë lekësh. Nga të cilat 10 kompani që kanë koncesionet kryesore në Shqipëri kanë përfituar 2 miliardë lekë apo rreth 50% të totalit të këtyre kredive.

Por ndërsa oligarkët e PPP-ve përfitojnë nga kjo garanci sovrane, sipërmarrje si fasoneritë apo hoteleri turizmi që u detyruan te largonin me qindra punonjës nga puna nuk kanë përfituar asgjë.

"Kjo, nuk është rastësi, pasi Edi Rama që prej ditës së parë të pushtetit ka pasur një qëllim - të jetë në funksion të një pakice. Prandaj sot, shumica e qytetarëve të vendit e gjejnë veten më të varfër se sa dje, sipërmarrja e ndershme e gjen veten ose peng të gjobëvënësve tatimorë në prag falimenti, ose ul qepenat”, tha Tabaku.

Ajo përsëriti qëndrimin e PD-së për pezullimin e pagesave prej 120 mln euro për PPP.

“Edi Rama jo vetëm që i pagoi ato për çdo ditë në kulmin e pandemisë, por ndërsa mijëra qytetare humbën dhe po vazhdojnë të humbasin vendet e punës, kryeministri në ikje po i shndërron të njëjtët përfitues edhe në përfituesit kryesor lë të garancisë sovrane, që mbulohet me paratë e taksapaguesve”, shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë