Kombetarja

Sylvinhos i rinovohet kontrata. Çfarë mbajti peng Dukën dhe trajnerin brazilian të Kombëtares deri më sot?!

Nga Gazeta Si - 24 orët e fundit të zyrtarizimit! Në ditën e skadimit të kontratës duket se Armando Duka, presidenti i FSHF dhe menaxheri i Sylvinhos kanë rënë dakord për kërkesën financiare të trajnerit që ka qenë dhe pika e diskutimit dhe e ndarjes së palëve deri më sot.

Gazetasi.al mëson se prapaskenat e mungesës së rinovimit ka qenë pikërisht pjesa financiare e kontratës. Sylvinho nga njëra anë ka përdorur kartën e ofertave të tjera për të kërkuar një rritje më të madhe se sa 10% që e parashikon kontrata në rinovimin automatik të saj, siç duhet të ishte me plotësimin e kushtit bazë të kualifikimit në finalet e Europianit.

Kërkesa e trajnerit ka qenë për një rritje mbi këtë përqindje bazike, teksa kujtojmë që Sylvinho është trajneri më i shtrenjtë që ka patur ndonjëherë kombëtarja shqiptare, rreth 750.000 euro në vit dhe i gjithë stafi shkon në një shifër përafërisht 1.2 mln euro në vit. Për këtë shifër ka kontribuar edhe qeveria shqiptare e cila për herë të parë që nga koha kur Armand Duka ka marrë drejtimin e FSHF-së ka akorduar dy herë nga 800.000 mijë euro, praktikisht pagën e trajnerit, pasi FSHF është e vetmja federate sportive që ka hequr dorë nga fondi grant i sportit të ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke qenë se përfitimet kanë qenë qesharake deri në 100.000 dollarë në vit.

Megjithatë Sylvinho i ka bërë të gjithë për vete dhe prej kohësh dihet edhe lidhja e afërt dhe afeksioni që ka treguar me trajnerët kryesisht Italian si De Biasi dhe Reja dhe së fundmi me Sylvinhon, kjo e ka bërë të “hapë thesin” edhe për futbollin.

Gjithsesi, për t’u rikthyer tek kontrata e re Sylvinho diskutohet të ketë përfituar një shifër prej rreth 20% më tepër se sa paga aktuale për dy vitet e ardhshme ku përfshijnë Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Botërorit. Edhe pse palët janë të ndara, Sylvinho me pushime në Porto me familjen dhe Duka në Mynih për të parë sot gjysmëfinalen e Europianit dhe do të qëndrojë në Gjermani deri në Finale, marrëveshja është arritur. Zyrtarizimi pritet brenda këtij 24 orëshit ndërkohë që për ceremoninë e firmosjes do të ketë kohë, pasi ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do të jetë në shtator, saktësisht më 7 shtator ndaj Ukrainës në transfertë dhe më 10 shtator në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë, ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Orët në vijim do të zbulojnë trajnerin e kombëtares për eliminatoret e ardhshme të Ligës së Kombeve dhe Kualifikueseve të Botërorit dhe ai është po i njëjti, Sylvio Mendes Campos Junior.

Gjithsesi, për t’u rikthyer tek kontrata e re Sylvinho diskutohet të ketë përfituar një shifër prej rreth 20% më tepër se sa paga aktuale për dy vitet e ardhshme ku përfshijnë Ligën e Kombeve dhe kualifikueset e Botërorit. Edhe pse palët janë të ndara, Sylvinho me pushime në Porto me familjen dhe Duka në Mynih për të parë sot gjysmëfinalen e Europianit dhe do të qëndrojë në Gjermani deri në Finale, marrëveshja është arritur. Zyrtarizimi pritet brenda këtij 24 orëshi ndërkohë që për ceremoninë e firmosjes do të ketë kohë, ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do të jetë në shtator, saktësisht më 7 shtator ndaj Ukrainës në transfertë dhe më 10 shtator në “Air Albania”ndaj Gjeorgjisë, ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë