Shkencë

Surprizë nga qielli, mbërrin kometa e Krishtlindjeve

Kometa “46P/Wirtanen” po i afrohet tokës dhe çdo ditë që kalon, shkëlqimi i saj shtohet. “Është tashmë e dukshme me sy të lirë”, siguron Albino Carbognani, studiues iObservatorit Astronomik rajonal të Valle d’Aosta, Itali.

Por shkëlqimi i saj do të rritet deri në mes të dhjetorit dhe të gjithë mund ta shohin “pa dylbi ose teleskop deri në fillim të janarit”, kështu që “46P / Wirtanen” është riemëruar si “kometa e Krishtlindjeve”.

Është përcaktuar si kometa më spektakolare e viteve tëfundit. Ata që jetojnë në zona të errëta tashmë e shohin me sy të lirë, por sëshpejti do të bëhet e dukshme për  tëgjithë: për ta parë atë, thjesht largohuni nga dritat e qytetit. “Kometa 46P / Wirtanensapo ka tejkaluar kufirin e dukshmërisë me sy të lirë, por nga Shqipëria ështëende e ulët në horizont. Me kalimin e ditëve ajo gjithmonë do të jetë më elartë në qiell dhe do të bjerë në sy gjithnjë e më shumë.

Kometa e Krishtlindjeve është relativisht e vogël. Ka një diametër rreth 1.2 kilometra por do t’i afrohet shumë planetit tonë. 16 dhjetori do ta gjejë atë vetëm 11.5 milionë kilometra distancë, shumë pak në terma astronomike.

Sipas vlerësimeve, ajo do të mbetet e dukshme me sy të lirë deri në fillim të janarit, duke pasuruar qiellin e Krishtlindjeve dhe ndoshta edhe Epifaninë. Pra, 46P / Wirtanen nuk do të na tregojë bishtin: ajo do të shfaqet si një lloj mjegullnaje.

“Nuk ndodh shpesh që një kometë është kaq e dukshme: nëvitin 2012 ne kishim shpresuar për Isonin, i cili megjithatë u shpërbë dukekaluar pranë Diellit”, thotë astronomi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë