Moti

Surprizat e motit

Javën që lamë pas tekat e motit duket se prishën planet e shumë pushuesve për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshtjeve të shiut. Por as në ditët në vazhdim nuk ka sinjale periudha të nxehta disa ditore.

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri më të ftohta nga Europa Veriore . Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të perqëndruara në Jug të vendit. Temperaturat do të zbresin duke u luhatur nga 18 gradë në Veri deri në 28 gradë në bregdet.

Në mbrëmje do të ketë një përmirësim i motit, ndërkohë që fundjava do të rikthejë temperaturat e larta të cilat i përkasin mesatares së muajit korrik. Kjo verë është parashikuar si e freskët që në fillim të stinës.

Sipas parashikimit, deri në fund të Korrikut, vranësira dhe shira të përkohshëm do të shfaqen kryesisht në zonat malore veriore, por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit.

 

Më Shumë